British Council në Kosovë ofron testet IELTS Academic,  General Training dhe UKVI (UK viza dhe emigracioni).

Ju mund të rezervoni testin tuaj të IELTS me ne online ((dhe kur është e zbatueshme, në një nga zyrat tona). Kur të rezervoni testin me ne, jeni të sigurtë se do t'i nënshtroheni testit tuaj në një qendër zyrtare të provimit të IELTS.

 Testet të cilat ne ofrojmë

Lloji i testit Çmimi Rezervo
IELTS Academik dhe Trajnim i përgjithshëm 175 EUR Rezervo tani
IELTS UKVI  -  UK viza dhe emigracioni (Academik and Trajnim i përgjithshëm) 200 EUR Rezervo tani 
IELTS Aftësi Jetësore (A1 dhe B1) 175 EUR Rezervo tani

Për të rezervuar testin tuaj do t'ju duhet:

  1. Sigurohuni që të keni një formë të letërnjoftimit të vlefshëm me vete, pasi që do t'ju duhet të ngarkoni një fotokopje të qartë të tij kur ta rezervoni testin. Ju lutemi vini re se kandidatët nën moshën 18 vjeç duhet të japin pëlqimin me shkrim nga një prind kujdestar në mënyrë që të aplikojnë për një vend të testit.
  2. Shkarkoni dhe lexoni Informacionet tona për Kandidatët, të cilat përmbajnë informacione të rëndësishme në lidhje me formatin e testimit, llojet e pyetjeve dhe rezultatet e testimit. Ju lutem vini re se IELTS nuk rekomandohet për kandidatët e testimit nën moshën 16 vjeç. 
  3. Për IELTS për UKVI, ju mund të aplikoni online (më lart) ose mund të shkarkoni këtë formë për rezervim dhe të aplikoni në qendrën tuaj të testimit.
  4. Mund të paguani për testin nëpërmjet sistemit tonë online (VISA dhe MasterCard vetëm) apo nëpërmjet transferit bankar (bazuar ne faturën e lëshuar)
  5. Posa të keni kryer pagesën, ju lutem na dërgoni konfirmimin e pagesës me dokumentet e tjera të regjistrimit përmes emailit. Të gjitha dokumentet duhet të dërgohen breda 5 ditëve nga data e regjistrimit.

Konfirmimi i datës së testit IELTS

Pasi të keni përfunduar procesin e rezervimit, do të merrni një konfirmim me email. Koha e fillimit të testit tuaj dhe lokacionit të testimit do t'ju dërgohen 5-7 ditë para testit.

Testi juaj në të folur mund të planifikohet në të njëjtën ditë me seksionet e tjera ose në një ditë tjetër brenda një kohe prej 7 ditësh para ose 2 ditë pas ditës së testimit tuaj kryesor. Qendra e testimit do t'ju dërgojë një konfirmim për datën e testimit në të folur.

Pas rezervimit të testit tuaj, gjithashtu do të merrni një email automatik me kodet tuaja të qasjes në kursin online falas: Rruga për tek IELTS.

 Ju gjithashtu do të merrni numrin tuaj të referencës për IELTS për të hyrë në Portalin e Testimit. Ju lutemi sigurohuni që të keni përfshirë adresën tuaj të postës elektronike saktë kur e rezervoni testin tuaj

Në këtë sesion