Date
E Enjte 04 Qershor 2015 -
19:15 to 21:15
Mbrapa në fillim
Shikoni ceremoninë e Çmimeve ELTons

Mësoni risitë dhe idetë inovative në mësimdhënien e gjuhës angleze në mbarë botën

Mos e humbni këtë mundësi fantastike për të parë ceremoninë e Çmimeve ELTons live. Çmimet ELTons, sponzorohen nga Cambridge English dhe janë çmimet e vetme ndërkombëtare të cilat i njohin dhe I festojnë idetë inovative në mësimdhënien e gjuhës angleze (ELT). Ata dhurojnë resurse arsimore të cilat i ndihmojnë nxënësit e anglishtes dhe mësimdhënësit që t’i arrijnë qëllimet e tyre në këtë fushë. 

Shikoni Çmimet ELTons live

Bashkangjituni në livestream në orën 19:15 të entjen, 4 Qershor që të mësoni se kush do të jenë fituesit e Çmimeve prestigjioze ELTons. Mësoni se kush është nominuar për çmimin ELTons në vitin 2015 dhe se si është kryer procesi i selektimit. 

Tweet #ELTons2015 për të fituar një çmim

Kontriboni me mendimet dhe komentet tuaja, pyetni dhe ndani përvojat tuaja në twitter duke përdorur simbolin #ELTons2015. Postimet më interesante do të zgjedhen si fitues dhe do të shpërblehen më një seri të publikimeve inovative të Këshillit Britanik: 

• Inovacione në vazhdimin e zhvillimit profesional të mësimdhënësve të gjuhës angleze

• Inovacione në arsimin para-shërbimit dhe trajnimin për mësimdhënësit e gjuhës angleze

• Inovacione në mësimin e teknologjive për mësimdhënësit e gjuhës angleze

• Inovacione në mësimdhënien e gjuhës angleze për imigrantë dhe refugjatë. 

Arrini potencialet tuaja të mësimdhënies

Si ekspertë botërorë të anglishtes, ne kemi pasion për gjuhën angleze dhe për ata të cilët e ligjërojnë atë. Përmes kurseve tona për trajnim të mësimdhënësve, këshilla nga ekspertë të ndryshëm, këshilla për mësimdhënie, materiale dhe rrjete përkrahëse, ne jemi këtu për të ju ndihmuar që të bëheni mësues më efektiv në gjuhën angleze. Mësoni më shumë për punën tonë me mësimdhënësit e gjuhës angleze.