Date
E Mërkurë 24 Mars 2021 -
15:30 to 19:00

Si të marrësh pjesë

Ekspozita e PlayUK do të transmetohet drejtpërdrejt online. Për të marrë pjesë ju duhet vetëm të regjistroheni duke përdorur linkun eventbrite dhe një link për pjesëmarrje në ekspozitë që do të ndahet me ju para eventit. 

 

Bashkohuni me ne në pasditen e 24 marsit për eventin e fundit drejtpërdrejt si pjesë e PlayUK 20/21. Ekspozita e PlayUK 20/21 do të bëjë bashkë krijuesit kryesorë të videolojërave, ekspertët dhe liderët e këtij komuniteti nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe MB-ja për një pasdite diskutimesh dhe bisedash drejtpërdrejt nga një hapësirë ekspozite virtuale komplet e re e PlayUK.

Kemi kënaqësinë të mirëpresim në këtë ngjarje një sërë folësish, duke përshirë Malath Abbas (Biome Collective), Dajana Dimovska (NapNok Games), Ivan Notaros, Kristina Jankovic (Shoqata serbe e lojërave) dhe Jordan Erica Webber. Qëndroni në kontakt sepse gjatë javëve në vijim do t’ju njoftojmë edhe për folës të tjerë në event dhe do të ndajmë orarin e plotë të eventit.

Eventi i ekspozitës së PlayUK do të vijë drejtpërdrejt për ju nga hapësira komplet e re e ekspozitës virtuale të PlayUK. Krijuar në Mozilla Hubs, kjo ekspozitë e re virtuale është dizajnuar nga ilustruesja Anđela Janković dhe është ndërtuar nga Andrej Jagar. Një vizionim të hershëm të artit të konceptit të ekspozitës e kemi përfshirë këtu që të keni një ide se çfarë po ndërtojmë në prapaskenë.

Pas eventit të drejtpërdrejt të ekspozitës së PlayUK, hapësira e ekspozitës virtuale do të jetë e hapur për t’u vizituar edhe nga të interesuarit e tjerë në mbarë botën. Vizitorët do të ftohen të eksplorojnë këtë peizazh argëtues dhe të imagjinuar të frymëzuar nga arkitektura serbe. Këtu ata do të mund të takojnë grupin mentorues të PlayUK ose të shikojnë të gjitha bisedat në sallone nga ekspertët e PlayUK 20/21 të mbajtura gjatë 6 muajve të fundit.