Date
E Mërkurë 27 Maj 2020 -
18:00 to 19:30
Mbrapa në fillim
Online event

Si përgjigje ndaj pandemisë Covid-19, British Council ka shndërruar festivalin PlayUK të inovacionit dhe ndërveprimit midis artit dhe teknologjisë. Në muajt e ardhshëm, duke siguruar akses falas në një përzierje emocionuese të përmbajtjes online, PlayUK ka lëvizur në fokus të vazhdueshëm online në industrinë e lojërave në Mbretërinë e Bashkuar.

PlayUK 2020 është seri e ngjarjeve digjitale të drejtpërdrejta dhe të gjithë janë të ftuar të mësojnë rreth skenës në Mbretërinë e Bashkuar dhe të lidhen me profesionistë nga industria e lojërave. Gjatë pesë muajve të ardhshëm, ne do të prodhojmë përmbajtje javore të videos, si dhe seanca mujore live, dhe kushdo që ka interes për industrinë e lojërave dhe ekonominë kreative mund të na bashkohet.

Seanca e radhës live titullohet Prezantim i Bitsy- vegël e vogël për krijimin e video lojërave.Në këtë seancë Claire Morwood do të prezantoj Bitsy një vegël interneti falas, dhe t’ju tregoj si të krijoni lojëra të vogla dhe të thjeshta me ndihmën e kësaj vegle.Bitsy është shumë e përshtatshme për krijimin e aventurave të vogla narrative me një pixel-art estetikë, dhe nuk nevojitet njohuria në kodim. Është e disenjuar të jetë e qasshme për çfarëdo niveli të shkathtësive në krijimin e video lojërave, përfshirë edhe fillestarët absolut, dhe krijimin e një loje të shkurtër brenda disa orësh.Claire do të bëjë prezantimin e kësaj vegle, do të kaloj nëpër të gjitha veçoritë, dhe do t’ju tregoj si të krijoni një lojë të vogël, dhe pastaj do të shfaqë disa shembuj të lojërave të krijuara me Bitsy ndër vite, të cilat demonstrojnë më së miri mundësitë dhe limitimet e këtij programi. 

NJIHUNI ME FOLËSEN E PLAYUK, CLAIRE MORWOOD

Claire është programere e vetë- mësuar, artiste dhe krijuese e video lojërave. Ajo është bashkë-themeluese e studios për programimin e video lojërave 3-Fold Games, të cilët së shpejti do të nxjerrin lojën e tyre të parë ‘Before I Forget/ Para se të harroj’. Në punën e saj personale, ajo është një avokate e ‘veglave të vogla’ për zhvillimin e video lojërave, dhe është përdoruese e Bitsy nga viti 2017. Pas pjesëmarrjes në dy Bitsy Game Jams, ajo ka shkruar një lojë të re të quajtur ‘Tutorial’ dhe blog përcjellës, të cilat tani janë shndërruar si tutorialet më të përdorura për Bitsy. Nga atëherë ajo ka mbajtur disa punëtori për Bitsy dhe është e apasionuar ndaj potencialit të kësaj vegle për eksperimente dhe qasje në krijuesit e rinj të lojërave.