Skema e BE-së për profesionistë të rinj në Ballkanin Përendimor është një projekt pilot për trajnim dhe shkëmbim rajonal per nënpunësit civil në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercevoginë, Kosovë*, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbi). Projekti menaxhohet nga Komisioni Evropian dhe zbatohet nga British Council.
Aplikimet bëhen gjatë periudhës 15-25 shtator 2016 dhe aplikantët e suksesshëm do t’ju jepet mundësia të marrin pjesë ne trajnim tre javor (15 ditë) në Sciences Po në Paris (Francë) i quajtur ‘Executive Certificate in Management and Public Policy’, i cili që ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe përgatitjen e gjeneratës së ardhshme të nënpunësve civil dhe politik-bërësve në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilët do të punojnë në procesin e pranimit si dhe të marrin pjesë në fazën e dytë te projektit, shkëmbim dy javor në rajon në mënyre që të promovohet bashkëpunimi rajonal në procesin e integrimit në BE.
Projekti, i cili do të zbatohet në gjuhën angleze, do t’i përzgjedhë deri në 30 pjesëmarrës për trajnim dhe shkëmbim rajonal (deri në 5 vende për secilin shtet të rajonit). Ftesa për aplikim është e hapur për nënpunësit civil të nivelit të mesëm siç edhe është shpjeguar në Rregullat e Proçedurës (Rules of Procedure) të publikuara në web-faqen e projektit ku mund të gjeni informacion shtesë.
* Nuk paragjykohet pozicioni për statusin dhe është në linjë me Rezoluten e Këshillit të Sigurimit UNSCR 1244/1999 si dhe me opinionin e GJND (Gjykatës Ndërkombetare të Drejtësisë) për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.