Kthehet forumi ndërkombëtar muzikor Selector PRO 5! Transmetimi i drejtpërdrejt në shkurt!
Forumi i këtij viti përballet me probleme reale të ndërlidhura me industrinë, por megjithatë ai është i destinuar të mbetet në hap me të gjitha ndryshimet e ardhshme. I bëjmë thirrje fuqisë së bashkësisë ndërkombëtare - përvojën e saj të fituar me vështirësi dhe mbështetjen e ndërsjellë shumëvjeçare – ta formojë “normalen e re të ndryshueshme” sipas nevojave tona. Çka do të thotë saktë kjo? Thënë thjesht, Selector PRO 5 do të sigurojë dhjetëra profesionistë nga industria e muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, Evropë dhe Azinë Qendrore me qëllim që të përballen me çështjet e mëdha në vijim dhe të ardhshme në industri
Forumi do të mbahet më 18-19 shkurt të vitit 2022 dhe do të mbajë tetë panele të moderuara në tema të ndryshme muzikore.
Si do të duket? Forumi Selector PRO do të ketë 8 panele të moderuara, të cilat do të mbulojnë tema nga industria muzikore. Britanikes Xhejn Bis nga The Factory dhe Manchester International Festival do t’i bashkohen Pol Mekgivern nga agjencia britanike Playbook Artists dhe Beril Sarialtun nga projekti turk My City My Voice që të bisedojnë për ndikimin e viteve pandemike mbi industrinë dhe t’i ndajnë përvojat e tyre pozitive nga studimet e suksesshme të rastit dhe bashkëpunimet në distancë gjatë dy viteve të kaluara. Dona Klouz nga festivali britanik 5G Festival do të bisedojë për arritjet e paradokohshme industriale, të cilat rezultojnë me ngjarje hibride joshëse, ndërsa në shoqërinë e saj do të gjendet edhe ukrainasi Anton Volovik nga Reface, i cili do të flasë për atë si artistët duhet të ndërlidhen me publikun dhe ta argëtojnë më mirë. Britanikja Xhoti, dixhejka në RinseFM, do të shoqërohet me bashkëkombasen e saj Eli Xhejls nga Step Music Management, ukrainasja Anastasia Babiçeva nga Masterskaya dhe psikologia Vera Kravçenko që të diskutojnë për përballjen me urrejtjen në internet.
Shoni Kabalero nga agjencia britanike Go 2 Agency do të drejtojë një seminar dedikuar temës, e cila është mjaft aktuale si rezultat i rritjes së tregut të muzikës digjitale – të drejtat e autorit. Ajo do të hedhë dritë mbi çështje siç janë mbrojtja e një vepre autoriale dhe marrja e kompensimit adekuat, "rregullat" për përmbajtjen kreative onlajn dhe si duhet vepruar kur një person i tretë e përdor pa leje të drejtën tuaj autoriale. Do të marrim pjesë edhe në atë që padyshim do të jetë një bisedë e gjerë mes delegatëve të dy tregjeve muzikore jashtëzakonisht unike – Britaniku Xhon Dan nga Parallel Lines dhe gjeorgjiani Gjorgji Kikonishvili nga Electronauts/Bassiani/Horoom Nights. Ata do të flasin për atë se si i formojnë ekipet e tyre, metodat e tyre, si kanë arritur të mbijetojnë dy vitet e fundit dhe çfarë e shtyn muzikën e pavarur në vendet e tyre. Kler, O’Nilit bashkëthemeluese e Festivalit Greener britanik dhe kryetare e grupit të Gjelbër të Shoqatës së muzikës elektronike, do t'i bashkohen Feimata Konte, menaxhere e qëndrueshmërisë së mjedisit jetësor në festivalin britanik Manchester International Festival dhe Vera Logdanidi, aktiviste muzikore ukrainase nga Rhythm Büro, që të diskutojnë për rolin e industrisë në përballjen me ndryshimet klimatike.
Ata do të diskutojnë për atë se çfarë mund të ndërmarrin artistët dhe publiku për të kontribuar në një sektor muzikor më të qëndrueshëm dhe zgjidhje të realizueshme për ndryshime sistemike përmes artit.
Por sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, do të shqyrtojmë edhe qasje të reja për bashkëpunim, menaxhim efektiv të kohës, sfidën e quajtur onlajn tim bilding, angazhimin e publikut, fitimin e parave në hapësirën onlajn dhe shumë më tepër.
Konferenca Selector PRO do të mbahet në një platformë onlajn, e cila është e lehtë për t'u përdorur dhe mundëson shumë funksione, siç janë rrjetëzimi, seminaret dhe diskutimet interaktive, dhoma për biseda sy në sy dhe një bibliotekë me burime për të parë transmetimet e kaluara.
Plus, nuk mund të ankoheni për çmimin. Forumi digjital Selector PRO është falas me regjistrim paraprak. Forumi është falas. Gjithçka që duhet të bëni që të merrni pjesë është të regjistroheni këtu.
Para fillimit të ngjarjes do t’i merrni detajet tuaja për paralajmërim dhe orientime për atë se si të lëvizni në hapësirën për takime onlajn.