British Council ka kënaqësinë të prezantojë këtë uebinar në partneritet me Zyrën e Vizave dhe Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar (UKVI).
Ky sesion u shërben agjentëve të arsimit që ndihmojnë studentët me aplikimet e tyre për vizë në Mbretërinë e Bashkuar. Bashkohuni në këtë uebinar për të mësuar përditësimet më të fundit mbi aplikimet për ‘Student Visa’ dhe ‘Graduate Route’.
Uebinari është pa pagesë dhe është i hapur për çdo agjenci ose agjent individual në vendet e mëposhtme:
- Shqipëri
- Armeni
- Azerbajxhan
- Bosnjë dhe Hercegovinë
- Gjeorgji
- Izrael
- Kazakistan
- Kosovë
- Mal i Zi
- Maqedoni e Veriut
- Turqi
- Serbi
- Uzbekistan
Uebinari do të zgjasë rreth 45 minuta duke përfshirë një sesion Pyetje - Përgjigje në fund.
Data: E enjte, 26 maj
Ora: 12.00 GMT (ora lokale e Mbretërisë së Bashkuar)
Folës: Sheereen Nabi, Menaxher Rajonal i Komunikimit