Informacion i përgjithshëm
British Council në Shqipëri ofron të angazhojë shërbime profesionale për implementimin e IELTS në kompjuter në Tiranë për periudhën Qershor 2024 – Maj 2025 me opsion rinovimi sipas nevojës. Ofruesi duhet të sigurojë ambjentet, sigurinë e përgjithshme, sigurinë e të dhënave, teknologjinë dhe kushtet e tjera sipas Seksionit 7 të Propozimit (RFP – Request for Proposal Template).
Qëllimi i kësaj Kërkese për Propozim dhe dokumentacionit mbështetës është të shpjegojë në detaje kërkesat e British Council dhe procesin e dorëzimit të propozimit sipas këtij Propozimi (RFP).
Për kërkesa sqaruese ju lutemi kontaktoni: oltjan.haka@britishcouncil.org
Aktiviteti |
Data / koha |
Publikimi i Propozimit (RFP) për ofruesit |
13 maj 2024 |
Afati për pyetjet sqaruese (Afati i Sqarimeve) |
20 maj 2024 |
Kthimi i përgjigjeve për pyetjet nga British Council |
22 maj 2024 |
Afati për dorëzimin e Propozimeve nga ofruesi (Afati i Përgjigjeve) |
27 maj 2024 |
Vendimi përfundimtar |
31 maj 2024 |
Finalizimi i kontratës me ofruesin fitues |
31 maj 2024 |
Data e fillimit të kontratës |
01 qershor 2024 |
Ju lutem dorëzoni propozimet tuaja në: info.albania@britishcouncil.org sipas afateve.
Afati: 27 maj 2024
Vetëm ofruesit e sukseshëm do të njoftohen.