Bëni një vizitë online falas në 'Kotësia e ndryshimeve të vogla' nga Grayson Perry
Ju mirëpresim të vizitoni virtualisht ekspozitën e Grayson Perry “Kotësia e ndryshimeve të vogla”, një ekspozitë e re e përbërë nga gjashtë tapiceri mbresëlënëse të koleksionit të Këshillit Britanik. Grayson Perry është një ndër artistët më të dalluar bashkëkohor të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe fitues i Çmimit Turner, i vlerësuar për punimet qeramike, skulpturat, vizatimet, motivet dhe tapiceritë.
Bëni vizitën tonë virtuale që të zbuloni secilën tapiceri në detaje, dhe shikoni videot e shkurtëra me komente audio nga vetë artisti. Përjetoni punimet artistike sikur të ishit në një vizitë në galerinë Cer Modern (Ankara, Turqi) ku edhe po qëndron ekspozita e hapur.
MËSONI HISTORINË PRAPA TAPICERIVE
I frymëzuar nga tregimi moral i piktorit të shekullit të 18 William Hogarth, Rrugëtimi i të Kamurit, tapiceritë e Perry njdekin jetën dhe ‘rrugëtimin klasor’ të personazhit të trilluar të quajtur Tim Rakewell. Para krijimit të tapicerive, Grayson Perry udhëtoi nëpër qyteza e qytete të Mbretërisë së Bashkuar, duke hulumtuar se çfarë ishte "shija" dhe si ajo ndryshonte nga vendi në vend dhe midis grupeve të ndryshme shoqërore në Britani.
Kotësia e ndryshimeve të vogla' është e pasur në përmbajtje dhe në ngjyra, dhe përshkruan shumë nga ekscentrizmat dhe çudirat e jetës në Mbretërinë e Bashkuar, që nga dizajni i brendshëm e deri tek guzhina Britanike, protestat politike dhe thashethemet e VIP-ave.