Si pjesë e programit tonë #Qendroninështëpi me Këshillin Britanik, ne po organizojmë një webinar që do t'ju ndihmojë të kuptoni pse kodimi është i domosdoshëm për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Ky webinar do të tregojë gjithashtu se si fëmijët tuaj mund të fillojnë me lehtësi kodimin duke përdorur platformën Make Code, falas.
Pas webinarit, ne do të ndajmë me ju edhe 13 video me udhëzime që do t'u sqarojnë detajisht se si ta përdorni platformën dhe me lehtësi të krijoni projektet e para për kodim.
Mbi folësit:
Katie Henry është Drejtuese për Partnerë Angazhimi të Fondacionit Arsimor për Mikro: bit në Amerikën e Veriut.Katie është një drejtoreshë e licencuar shkolle dhe ish mësuese si dhe mësuese e STEAM. Ju mund t'i shkruani në Twitter: @KatieHenryDays.
Dragutin Šćekić ka më shumë se 20 vjet përvojë si mësues, trainer i mësuesve dhe konsulent arsimor. Aktualisht, ai mban postin e drejtorit të shkollës.Fushat e tij kryesore të interesit janë reformat e kurrikulave, kompetencat kryesore dhe teknologjia e informacionit në arsim.Ai ishte i angazhuar në nisma dhe projekte të ndryshme të politikave arsimore në Mal të Zi, rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropë.Ai është një trajner master në projektin Shkollat e Shekullit 21 të Këshillit Britanik, ku ai është veçanërisht i angazhuar në trainimin e drejtorëve të shkollave.
Addeh Hovassapian është menaxher i projekteve pëë gjuhën angleze dhe arsim në Këshillin Britanik në Armeni.Addeh është një ekspert me përvojë i ELT, trainer i NILE dhe menaxher i akredituar nga CMI në Mbretërinë e Bashkuar.Në Këshillin Britanik, gjatë 6 viteve të fundit, Addeh ka udhëhequr në portofolin e gjuhës angleze dhe arsimit në Armeni duke përfshirë projekte edukative si qendrat e të mësuarit dhe aftësitë e kodimit për shkollat shtetërore, punë kërkimore dhe zhvillimore me sektorin edukimit të lartë, dhe punë në politikat e arsimit me Ministrinë e Edukimit.