Date
E Mërkurë 20 February 2019 -
13:00 to 15:00

Në vazhdën e aktiviteteve në kuadër të Ekspozitës Burrneshat, është edhe punëtoria "Pikturo të drejtën tuaj". Kjo është punëtori në të cilën ftohen të marrin pjesë të rinj nga mosha 13-15 vjeç dhe të skicojnë idetë e tyre mbi konceptin të cilin do ta shkruajnë së bashku me artisten e cila është përzgjedhur të jetë trajnere, artistja Rudina Xhaferi. 

Koncepti i bazuar në titullin e dhënë (lartshënuar) elaboron tema për të drejtën në baza gjinore dhe humanitare. Qëllimi i krejt kësaj është që artsitët e rinj të mësojnë për të punuar në bazë të koncepteve të parashtruara nga kuratorët apo të konceptit që ata do të kenë rast t'i ideojnë në të ardhmen.

Nëse keni dëshirë të merrni pjesë, ju lutem kontaktoni: Vlora Hajrullahu - Kordinatore e programit të edukimit në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Tel: 044257153