Testet akademike angleze janë pjesë e proçesit të arsimit për miliona studentë në vit. Nëse jeni një profesionist i arsimit të lartë i interesuar për tendencat botërore dhe praktikat më të mira në vlerësimin e gjuhës angleze, ne ju ftojmë të regjistroheni në konferencën tonë falas online.

Pjesëmarrësit patën akses në ekspertizën e Mbretërisë së Bashkuar në tendencat kryesore në vlerësimin e gjuhës angleze. Çdo prezantim praktik u pasua nga një panel i diskutimeve të ekspertëve lokalë të cilët paraqitën perspektivën rajonale për secilën temë. Sesioni 'Pyetje dhe Përgjigje' në fund të konferencës ofroi një mundësi të shkëlqyeshme për t'u drejtuar ekspertëve tanë për udhëzime dhe këshilla.

Mësoni më shumë rreth ekspertëve të vlerësimit të gjuhës që ndanë përvojën e tyre gjatë konferencës.

SHIKONI REGJISTRIMIN E KONFERENCËS