Për shkak të masave të marra nga Qeveria e Shqipërisë në përgjigje për parandalimin e koronavirusit (Covid-19), British Council do të anullojë testimet deri në datën 6 prill. Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin e krijuar, por shëndeti dhe mirëqenia e studentëve, klientëve dhe kolegëve tanë është përparësia jonë kryesore.

Ne do të monitorojmë situatën dhe do të japim përditësime kështu që ju lutemi të kontrolloni me ne herë pas here. Gjithashtu mund të na kontaktoni në examsalbania@britishcouncil.org ose në numrin e telefonit +355 69 705 2682 dhe ne mund t’ju shtojmë në listën tonë të e-maileve në mënyrë që të merrni informacion mbi datat e ardhshme kur ne do të rifillojmë me testimet.

Ju do të mund të transferoni datën e testit ose të merrni një rimbursim duke na kontaktuar në email të qendrës. Gjatë kësaj kohe ju lutemi kujdesuni për shëndetin tuaj duke ndjekur këshillat e fundit.