Përmes këtij projekti ne duam të zbulojmë njerëzit më inspiruese dhe inovative, si dhe projektet dhe vendet që po formojnë këto qytete. Calvert Journal do të prodhojë profile të ekosistemeve krijuese të këtyre qyteteve që mund të përdoren si një burim praktik për ti zbuluar online dhe offline këto qytete. Ky projekt do të mbështesë histori të reja të rajonit, duke rritur ndërgjegjësimin e artistëve të rinjë, profesionistëve të kulturës dhe sipërmarrësve në këto qytete, dhe do të nënvizojë pse qytetet janë qendra krijuese rajonale. Profilet e qytetit do të botohen në fund të vitit në The Calvert Journal.