Date
E Mërkurë 26 August 2020 -
18:00 to 19:30
Mbrapa në fillim
Online Teams event

Si përgjigjje ndaj pandemisë Covid-19, British Council ka transformuar festivalin e inovacionit dhe bashkëveprimit midis artit dhe teknologjisë PlayUK. Në muajt e ardhshëm duke ofruar qasje falas në përmbajtje të pasur online, PlayUK ka lëvizur nga koncepti fizik në atë online, duke vazhduar fokusin në industrinë e video lojërave në Britani.

PlayUK 2020 është një seri e ngjarjeve digjitale, dhe të gjithë janë të ftuar për të mësuar për skenën e Britanisë dhe për të mësuar nga profesionistët e industrisë së video lojërave. Përgjatë pesë muajve të ardhshëm, do të prodhojmë video edukative çdo javë, si dhe seanca live mujore, dhe kushdo me interes në industrinë e video lojërave dhe ekonominë kreative mund të na bashkangjitet. Mund ti shikoni përmbajtjet e mëhershme këtu.

Seanca jonë e ardhshme titullohet Fantazmat, Ishujt dhe Pulëbardhat. Adaptim i ‘E dashur Ester’ si një performancë e përshtatur enkas për ambientin e ishullit Inchcolm. Në këtë seancë Mona do të diskutoj praktikalitetet e adaptimit të video lojërave si një performancë live, sfidat dhe mundësitë e punës me ambiente dhe trupa digjital dhe fizik, dhe motin Skocez. Ju rekomandojmë të luani ‘Dear Esther’ si para pregatitje (nëse nuk e keni bërë më herët) për shkak se pjesa më e madhe e seancës do të fokusohet në adaptimin e ambienteve të lojës, mekanikat, zërat dhe narrativat. 

Njihuni me folësen e PlayUK, Mona Bozdog!

Mona, është disenjere dhe ligjëruese e Disenjit si Përvojë Kapluese në Universitetin Abertay. Ajo ka përvojë në dramaturgji dhe skenar, por gjatë studimeve të doktoraturës është magjepsur me potencialin e kësaj praktike ndër-disiplinore (video lojëra dhe performancë moderne). Doktoratura e saj, Luaj me performancë/ Performimi I Lojës, ka qenë një bashkëpunim në mes të Universitetit Abertay, Konservatoriumit Mbretëror të Skotlandës dhe Teatrit Kombëtar të Skotlandës. Hulumtimi i saj është i bazuar në përvoja praktike dhe fokusohet në takimin e performancës moderne me video lojëra, sidomos në disenjimin e formave hibride të tregimeve, lojërave të performuara, realiteteve të shumëllojshëm dhe përvojave kapluese, lojërave për hapësira publike dhe pikëndodhje të trashëgimisë kulturore.