Programi Creative Producers në Ballkanin Perëndimor hyn në një fazë të re me pjesëmarrës të zgjedhur me sukses dhe projektet e tyre entuziaste, të cilat do të realizohen pranverën dhe verën e ardhshme në Shqipëri!

Programi Creative Producers paraqet mundësi për zhvillim profesional dhe financim të producentëve me shpresë nga Ballkani Perëndimor dhe ka për qëllim t’i përmirësojë mjeshtëritë dhe kapacitetet e tyre, të ndërtojë rrjete të reja dhe të sigurojë ndihmë gjatë komunikimit. Qëllimi është që të krijohet komunitet i qëndrueshëm i sektorit krijues, i cili është e rrënjosur në nivel lokal, ndërsa njëkohësisht është i ndërlidhur edhe në nivel ndërkombëtar dhe ka njohuri nga shumë fusha: nga vizioni kreativ dhe sfidat teknike deri te buxhetet, logjistika dhe publiku.

Programi ka filluar me thirrje të hapur në nëntor të vitit 2021, pas së cilës 14 kandidatë të suksesshëm nga rajoni janë zgjedhur të marrin pjesë në aktivitetet e mëtutjeshme: punëtori dyjavore onlajn për zhvilim, të cilët janë mbështetur nga Curated Place, kompani prodhuese artistike dhe krijuese nga Mançesteri, e cila i ka udhëhequr pjesëmarrësit përmes procesit të disenjimit të projekteve të tyre krijuese. Krahas njohurisë së çmuar, pjesëmarrësit morën orientime edhe për atë se si t’i bartin qartë idetë e tyre, si të mendojnë për atë ku, kur dhe si do të zhvillohet realizimi praktik i atyre ideve dhe çka është më e rëndëlsishme – si ta përcaktojnë target publikun e tyre.

Pasi që me sukses e përfunduan këtë fazë në shkurt të vitit 2022, të gjithë producentët e kanë prezantuar idenë e tyre para ekipit programues dhe kanë marrë dritë të gjelbër dhe fonde që të fillojnë me fazën fillestare të projektit – me datë dhe logjistikë të përcaktuar.

Nga fundi i pranverës së ardhshme do të fillojnë gjithsej 14 projekte, të cilat do të zhvillohen gjatë periudhës së verës në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Serbi.

Pjesëmarrësit e suksesshëm nga Shqipëria do të organizojnë tre programe të mahnitshme publike, të cilat do të zgjasin mes majit dhe shtatorit të vitit 2022, duke filluar nga qershori me “Art Magnifier,” ekspozitë artistike e prodhuar nga Lauresha Basha dhe Gallery 70 në Tiranë, në të cilën do të prezantohet një artist vizual nga Mbretëria e Bashkuar dhe katër artistë vizualë nga Shqipëria, veprat e përbashkëta të të cilëve do të shfaqen përmes një serie të video-filmave dokumentarë; më tej nëntë artistë me origjinë të ndryshme do të përpiqen t’i shlyejnë kufijtë mes mediave, artit dhe jetesës në kuadër të ekspozitës fascinuese “Performative Exhibition #3 – Collective Contours” në korrik, e cila është prodhuar nga Eni Derhemi, organizator i së cilës do të jetë Galleria e Bregdetit në Vlorë dhe përfundimisht, programi për art dhe qasje “Annex”, i cili është prodhuar nga Donika Cina në Tiranë, do t’i bashkojë profesionistët nga arti vizual dhe personat me shikim të dëmtuar – me ç’rast dialogjet e tyre, shkëmbimet dhe sfidat gjatë krijimit të përbashkët të veprave artistike do të jenë temë e programit në shtator.

Producentët tanë të ardhshëm krijues kanë gjithçka – ide inspiruese dhe freskuese në kombinim me nxitje energjike për realizimin e tyre, ndërsa e gjithë kjo do të tërheq publik të llojllojshëm të dëshiruar për përvoja të paharruara dhe interesante këtë sezonë!

Shpërndani në rrjetet sociale