QËLLIMI I PUNËS:
British Council synon që dhënësi i shërbimit të kryejë detyrat e mëposhtme:
Numri i të punësuarve do te jetë mesatarisht 50-70. Kontraktuesi duhet të manaxhojë dhe të deklarojë rregullisht dhe bazuar në ligj marrëdhëniet e punës për të punësuarit e tij, por puna e tyre do të kryhet në zyrat e British Council dhe në emër të bisnezit të British Council.
SHËRBIMET PËRFSHIJNË:
shërbime llogaritare:
- rekrutimi dhe kontraktimi i te punësuarve bazuar në specifikimet e British Council
- përfshin, por jo të limituar çdo shërbim llogaritarie, përgatitjen e pagës, deklaratat e të të punësuarit, deklarime financiare, bilance etj sipas nevojës.
shërbimet e taksave:
Llogaritja e detyrimeve taksore ( mujore, vjetore, sipas rastit) dhe përgatitja, përmbyllja, deklarimi i nevojshëm i të gjitha detyrimeve taksore ( taksat e tatimeve mbi të ardhurat, kontributet shoqërore dhe shëndetësore, taksat bashkiake etj, përfshirë edhe deklarimin e librave të blerjes dhe shitjes nëse nevojitet.
VLERËSIMI I PAGESËS:
Pritet që shërbimet e mësipërme të kryhen nga kontraktuesi çdo muaj pëgjatë gjithë vitit financiar. Rrjedhimisht British Council synon që oferta të jepet si shpenzim mujor dhe e shprehur ne Lekë ose Euro.
DETYRIMET LIGJORE:
British Council sqaron se çdo risk/detyrim që vjen si rezultat i dështimit të kontraktorit për ta vendosur British Council ne pozitat e mospërputhjes me legjislacionin shqiptar t’i adresohet kontraktorit nëpërmjet nën shkrimit të kontratës së duhur midis British Council dhe kontraktorit.
KERKESA TË PERGJITHSHME TË POLITIKAVE:
Duke dërguar një përgjigje për këtë tender, bazuar në strategjinë e prokurimeve, kontraktuesit potencialë konfimojnë se ata do të sigurohen që të veprojnë në përputhje me ligjet, kodin e praktikës, udhezimet legale dhe të aplikueshme të politikave të British Council, të cilat lidhen me këto shërbime. Të gjitha politikat e British Council të cilat u kërkohen kontraktuesve për të vepruar në përputhje me to gjenden në faqen e internetit të British Council. Lista e këtyre politikave përfshin ( por jo e limituar) : Politika Kundër Mashtrimit dhe Korrupsionit, Politika mbi Mrojtjen e Fëmijëve, Politika e Barazise, Diversitetit dhe Gjithëpërfshirjes, Tregtimi i drejtë, Politika e Shëndetit dhe Sigurisë, Politika Mjedisore, Ruajta e të dhënave.
Dokumentacioni për tender mund të kërkohet duke na kontaktuar në info@britishcouncil.org.al
Afati i fundit për dërgimin e ofertave- 11 Maj 2016