Date
E Mërkurë 29 Prill 2020 -
18:00 to 19:30
Mbrapa në fillim
Online event

Si përgjigje ndaj pandemisë Covid-19, British Council ka shndërruar festivalin PlayUK të inovacionit dhe ndërveprimit midis artit dhe teknologjisë. Në muajt e ardhshëm, duke ju siguruar qasje falas në një mix të përmbajtjes interesante online, PlayUK ka lëvizur nga nga kontakti fizik me fokus të vazhdueshëm online në industrinë e lojërave në Mbretërinë e Bashkuar. 

PlayUK 2020 është një seri ngjarjesh digjitale të drejtpërdrejta dhe të gjithë janë të ftuar të mësojnë gjithçka rreth skenës në Mbretërinë e Bashkuar dhe të lidhen me profesionistë nga industria e lojërave. Gjatë pesë muajve të ardhshëm, ne do të organizojmë seanca mujore live, dhe kushdo që ka interes për industrinë e lojërave dhe ekonominë kreative mund të na përcjellin.

Seanca jonë e parë live është Vlera në drejtimin e artit indie.. Në këtë seancë Lu Nascimento do të na udhëheqë përmes procesit të krijimit të drejtimit të artit për lojërat tuaja indie duke përfunduar me pixelart. Pavarësisht nga madhësia e ekipit, vlera është në konceptin e artit dhe krijimin e dokumentit të drejtimit të artit. Do të mësoni se si ta përdorni artin më së miri dhe si të transferoni informacionin ekipit tuaj pa marrë parasysh zonat kohore.

MEET OUR PLAYUK SPEAKER, LU NASCIMENTO!

Lu është bashkëthemelues dhe Drejtor Arti i Bunnyhug Games. Ajo ka punuar në projekte të ndryshme në kapacitete të shumta gjatë karrierës së saj, si Wargroove, Timespinner dhe Assemble with Care. Pasi ka marrë çmimin Creative Impact në 2019 nga WIG e MCV, ajo shtyn veten të sjellë më të mirën nga pixelart dhe ilustrimet në lojëra.

Shpërndani në rrjetet sociale