Are you a business

SI MUND TË DINI SE EKIPI JUAJ POSEDON AFTËSITË E ANGLISHTES QË I PËRSHTATEN NEVOJAVE TË BIZNESIT TUAJ?

Aptis tregon hollësi të sakta të nivelit të Anglishtes të stafit tuaj dhe kandidatëve potencial për punësim.

Kjo lehtëson:

  • Rekrutimin dhe avansimin e njerëzve të duhur
  • Fokusimin e trajnimit në fushat më relevante që të keni prurje nga investimi
  • Identifikimin e aftësive të Anglishtes, përparësitë dhe dobësitë e stafit tuaj

PSE TË ZGJEDHNI APTIS?

  • Aptis mund të mbahet në kohë dhe lokacion sipas kërkesave tuaja. 
  • Është test i strukturuar për të vlerësuar nivele të ndryshme të gjuhës – lexim, shkrim, të folur dhe dëgjim duke shtuar gramatikën dhe fjalorin si shtyllë e testimit. 
  • Mund të zgjedhni vetëm pjesët që janë relevante për biznesin tuaj. 
  • Është i përshtatshëm për mediume të ndryshme si tablete, kompjuterë, me shkrim duke e bërë kështu të përshtatshëm për ta mbajtur testin në lokacione të ndryshme. 
  • Mund të testoni nivele të ndryshme të gjuhës në nivelet A1 to C duke ju mundësuar qënë të njëjtën kohëtë vlerësoni persona me nivel të dobët si dhe me nivel të avancuar të Anglishtes.  

CILAT LLOJE TË BIZNESIT PËRDORIN APTIS?

ADECCO POLAND – DEGË E ADECCO GLOBAL, LIDER NDËRKOMBËTAR PËR ZGJIDHJE NË FUSHËN E BURIMEVE NJERËZORE.

Adecco ka përdorur Aptis për të testuar nivelet e ndryshme të Anglishtes të punonjësve të vet të cilët kanë punuar drejtpërdrejtë me klientë nëWelcome Centre tëAdeccos.Kjo qendër regjistron kërkesa të klientëve të jashtëm prej EMEA në 11 gjuhë të ndryshme.

NETSOL TECHNOLOGIES INC. PAKISTAN, FURNIZUES NDËRKOMBËTAR I IT PËR INDUSTRITË UDHËHEQËSE TË FINANCAVE DHE LIZINGUT 

NetSol ka përdorur Aptis për të vendosur standarde në kriteret e Anglishtes për nevojat e roleve të ndryshme në organizatë si dhe të testojëaftësitë e nivelit të gjuhës si pjesë e analizës së nevojave për trajnim që stafi të ketë nivelin e nevojshëm të plotësojë kërkesat e rolit në punë.

Linke të jashtme

Shpërndani në rrjetet sociale