Learn English wish websites
Learn English wish websites image

Shikoni zgjedhjen tonë për materialet falas për mësimin nëpërmjet internet të gjuhës angleze, nga Këshilli Britanik.

MësoAnglisht nëpërmjet ushtrimeve

Ju mund të mësoni falas anglisht nëpërmjet faqes së internetit të Këshillit Britanik për nxënëns të rritur. Websiti përmban qindra faqe me materiale audio, tekste dhe video me më shumë se 2,000 ushtrime interaktive. Ju mund të bëheni anëtar dhe të kontribuoni për faqen e internetit, të ndërveproni me përdorues te tjerë dhe të shkarkoni materiale falas.

LearnEnglish website

MësoAnglisht nëpërmjet lojrave

Ju mund të mësoni anglisht duke u argëtuar me lojëra dhe me tregime. Mund të gjeni lojëra për të gjitha shijet duke ju ndihmuar për të praktikuar anglishten tuaj ose dhe vetëm të argëtoheni. Gjithashtu ka edhe qindra tregime të ilustruara për t’ju ndihmuar të luani, kënaqeni dhe të mësoni.

LearnEnglish website: Fun & Games

Mëso Anglisht me Materiale Audio e Video

Kemi shumë materiale audio dhe video për të praktikuar gjuhën angleze. Materialet përfshijnë tregime në version postcad, audio novela, seri të programeve televizive për mësim e gjuhës angleze të prodhuara nga BBC dhe video që tregojnë se si ti themi gjërat në mënyrën e duhur në shumë situata të ndryshme.

LearnEnglish website: Listen & Watch

MësoAnglisht për fëmijët

MësoAnglisht për fëmijët, është faqe interneti argëtuese dhe edukative për fëmijët e moshave nga 5–12 vjeç të cilët mësojnë anglisht. Aty ka lojëra interneti për fjalorin dhe gramatikën, këngë, tregime, video dhe shumëllojshmeri aktivitetesh me fokus zhvillimin e shkrim-leximit. MësoAnglisht për fëmijë është gjithashtu për mësuesit dhe prindërit,duke ofruar qindra materiale falas që mund të printohen, si dhe ka nje seksionin të dedikuar për prindërit që duan të ndihmojnë fëmijët e tyre të mësojnë anglisht jashtë orës së mësimit.

LearnEnglish Kids website

Mëso Anglisht për adoleshentë

Jeni adoleshent që mëson anglisht apo fëmijët tuaj adoleshentë janë duke mësuar anglisht? Faqja e internetit MësoAnglisht për adoleshentë  është e ndërtuar posaçërisht për grupmoshën 13 – 17 vjeçare. Në këtë faqe ata mund te gjejnë këshilla për provime, të praktikojnë gjuhën si dhe ndihmë me gramatikën dhe fjalorin.Gjithashtu mund të gjeni edhe aktivitete argëtuese, video, lojëra dhe gjëegjëza.

LearnEnglish Teens website

Anglishtja e Biznesit

A flisni anglisht tashmë apo do të donit të përmirësonit anglishten e biznesit? A mendoni se anglishtja juaj e biznesit është në nivel standard? A do të deshironi të aplikoni për vende ndërkombëtare pune ku anglishtja është gjuha e punës? Ne i kemi burimet e duhura për t’ju ndihmuar që të përmirësoni anglishten tuaj të biznesit.

LearnEnglish website: Business & Work

Mëso Anglishten nëpërmjet futbollit

Nëse jeni duke mësuar anglisht dhe jeni të interesuar për futbollin, Anglishtja me programin PremierSkills mund t"ju ndihmojë të përmirësoni anglishten tuaj duke mësuar mbi klubet dhe lojtarët e Premier Ligës. Ju gjithashtu mund të mësoni lidhur me ndeshjet dhe rregullat e Premier Ligës si dhe të luani lojëra dhe merrni pjesë në kuice.

Premier Skills English website