Ndihmoni fëmijët tuaj të praktikojnë anglishten

Vizitoni faqen tonë të internetit LearnEnglish për fëmijë dhe zbuloni se si lojërat, tregimet dhe këngët e bëjnë mësimin e anglishtes më të lehtë për fëmijët tuaj. Ekspertët tanë për mësimdhënie në Angli kanë zhvilluar materiale mësimore që do t'i mbajnë fëmijët tuaj të angazhuar dhe argëtuar me orë të tëra.

Ne gjithashtu kemi artikuj se si t'i mbështesni fëmijët tuaj kur mësojnë anglisht, si dhe video rreth mësimit të anglishtes në shtëpi.

MËSONI ANGLISHT PËRMES LOJËS

Ndihmoni fëmijët tuaj të praktikojnë anglishten derisa luajnë lojëra në internet. Ata mund të mësojnë më shumë rreth ekologjisë, të përpiqen të thyejnë ndonjë kod sekret ose të ndihmojnë në mbrojtjen e një fshati nga alienët.

MËSONI ANGLISHT ME TREGIME

Tregimet ndihmojnë fëmijët tuaj të zhvillojnë fjalorin e tyre dhe ushtrojnë të dëgjuarit. Zgjidhni atë që ju pëlqen më shumë, shikojeni dhe më pas bëni aktivitetet ushtrimore së bashku.

MËSONI ANGLISHT DUKE KËNDUAR

Këndimi është një mënyrë e shkëlqyeshme që fëmijët tuaj të mësojnë të flasin anglishten dhe ne kemi shumë këngë të shkëlqyera për ta që të shijojnë.