Vizual grafik me mbishkrimin „Connections Through Culture“ në sfond të purpurt, me fotografi të valltarëve në skenë gjatë performancës dhe muzikantëve në sfond, me tekstura portokalli dhe blloqe dekorative në kompozim.

Grantet tona Connections Through Culture (CTC) mbështesin bashkëpunimin artistik ndërmjet Mbretërisë dhe Shqipërisë.

CTC është krijuar për të mbështetur praktikuesit kreativë, profesionistët kulturorë, artistët, organizatat, festivalet, bienalet, hub-et dhe kolektivat, me projekte që përfshijnë një gamë të gjerë temash dhe formash artistike. Programi mbështet partneritete kuptimplota, shkëmbim ndërkulturor dhe bashkëpunim afatgjatë ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve pjesëmarrëse.

Këtë vit, CTC është zgjeruar dhe përfshin grantet ‘Biennials Connect (Visual Arts)’ dhe ‘Architecture, Design and Fashion Biennials and Festivals Grants’. Lexoni Udhëzuesin tonë për aplikim dhe Pyetjet më të shpeshta për më shumë informacion.

Aplikoni për grant

Aplikimet janë tani të hapura. Ju lutemi lexoni të gjitha informacionet për aplikantët dhe shkarkoni paketën e aplikimit në linkun më poshtë përpara se të aplikoni.

Aplikoni

Aplikimet mbyllen më 12 gusht 2026 në orën 23:59 BST.

  • Hapja e aplikimeve: e mërkurë, 17 qershor 2026.
  • Afati për dorëzimin e aplikimeve: e mërkurë, 12 gusht 2026 deri në orën 23.59 (BST)
  • Njoftimet për rezultatet: nga tetori 2026.
  • Sesionet informative online: datat dhe oraret janë të shënuara më poshtë.
  • Projektet duhet të realizohen në periudhën nga dhjetori 2026 deri në dhjetor 2027.

Aplikimi duhet të bazohet në një partneritet ndërmjet të paktën një organizate ose individi nga Mbretëria e Bashkuar dhe të paktën një partneri nga një vend që merr pjesë në program.

Të gjithë partnerët duhet të jenë zyrtarisht të regjistruar në vendin nga i cili aplikojnë, si në momentin e dorëzimit të aplikimit, ashtu edhe gjatë gjithë periudhës së zbatimit të projektit.

Vendet pjesëmarrëse:
Shqipëria, Argjentina, Australia, Bangladeshi, Bosnja dhe Hercegovina, Kolumbia, Kina, Egjipti, Indonezia, Kazakistani, Kenia, Kosova, Libani, Malajzia, Meksika, Mali i Zi, Zelanda e Re, Nigeria, Maqedonia e Veriut, Pakistani, Palestina, Peruja, Filipinet, Arabia Saudite, Serbia, Afrika e Jugut, Tanzania, Tajlanda, Tunizia, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Ukraina, Uzbekistani, Venezuela dhe Vietnami.

Të drejtë aplikimi kanë:

  • artistë dhe krijues kreativë,
  • organizata artistike dhe kulturore,
  • festivale dhe bienale*,
  • punonjës dhe profesionistë të kulturës,
  • hub-e kreative, rrjete dhe kolektiva,
  • organizata që veprojnë në fushën e artit, kulturës dhe industrive kreative.

*Nëse projekti realizohet në kuadër të një festivali ose bienaleje, ose nëse organizohet nga një festival ose bienale në fushën e arteve vizuale, arkitekturës, dizajnit, modës ose zejeve, aplikimi duhet të dorëzohet nga organizatori i festivalit ose bienales, dhe jo nga një artist, dizajner ose pjesëmarrës tjetër individual në projekt.

Për kushtet e detajuara dhe kriteret e pranueshmërisë, shkarkoni paketën e aplikimit që gjendet në linkun më poshtë.

Fondet mund të përdoren për aktivitete si:

  • bashkëkrijimi dhe zhvillimi i projekteve artistike përmes bashkëpunimit*,
  • programe rezidenciale dhe shkëmbime profesionale,
  • punëtori, diskutime paneli, biseda dhe programe për shkëmbim njohurish,
  • hulumtim dhe zhvillim,
  • ekspozita të përbashkëta, performanca, prezantime dhe paraqitje publike,
  • aktivitete në kuadër të festivaleve dhe bienaleve,
  • inovacione digjitale,
  • prezantimi i veprave në festivale dhe bienale kur ai është pjesë e një projekti të përbashkët të partnerëve nga Mbretëria e Bashkuar dhe vendi pjesëmarrës,
  • programe të dedikuara për publikun dhe aktivitete për përfshirjen e tij,
  • zhvillimi profesional i artistëve, dizajnerëve, praktikuesve kreativë dhe pjesëmarrësve të tjerë,
  • forcimi i kapaciteteve të organizatave dhe të nxënit e përbashkët,
  • projekte ndërdisiplinore dhe bashkëpunime që lidhin fusha të ndryshme artistike.

*Më shumë informacion për atë që nënkuptojmë me termin „bashkëpunim“ mund të gjeni në seksionin e pyetjeve më të shpeshta.

Projektet e mbështetura mund të përfshijnë një gamë të gjerë temash dhe disiplinash artistike, duke përfshirë: artet vizuale; arkitekturën, dizajnin, modën dhe zejet; muzikën; letërsinë; teatrin dhe vallëzimin; filmin; si dhe teknologjitë kreative, ndër të cilat janë arti digjital, XR dhe teknologji të tjera imersive, si edhe video-lojërat.

Vlera maksimale e granteve Për projekte ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe:
Deri në 15.000 paund Argjentina, Bangladeshi, Kolumbia, Pakistani, Peruja, Arabia Saudite.
Deri në 10.000 paund Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kina kontinentale, Indonezia, Kazakistani, Kosova, Libani, Malajzia, Mali i Zi, Nigeria, Maqedonia e Veriut, Palestina, Filipinet, Serbia, Tajlanda, Tunizia, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Ukraina, Uzbekistani, Venezuela, Vietnami.
Deri në 9.000 paund Egjipti
Deri në 8.000 paund Meksika
Deri në 7.500 paund Kenia
Deri në 6.500 paund Afrika e Jugut
Deri në 5.000 paund Australia, Zelanda e Re, Tanzania

Në këto sesione mund të lidheni me ekipin tonë global të menaxherëve në fushën e artit dhe të mësoni më shumë se si të dorëzoni një aplikim të suksesshëm.

Të gjitha oraret e renditura më poshtë janë sipas kohës në Mbretërinë e Bashkuar (BST).

Sesionet informative për aplikantët nga vendet pjesëmarrëse në mbarë botën

  • E martë, 30 qershor, 08.00–09.30 (BST) – ofrohet interpretim në Gjuhën Britanike të Shenjave (BSL)
  • E martë, 30 qershor, 15.00–16.30 (BST)

Sesion informativ global për aplikantët nga fusha e arteve vizuale, arkitekturës, dizajnit, modës dhe zejeve, si dhe për festivalet dhe bienalet

  • E mërkurë, 1 korrik, 10.00–11.30 (BST)

Sesion informativ global për projekte në fushën e teknologjive kreative, duke përfshirë artin digjital, XR/teknologjitë imersive dhe video-lojërat. Sesioni është i dedikuar edhe për aplikantët nga fusha e arteve vizuale, arkitekturës, dizajnit, modës dhe zejeve, si dhe për festivalet dhe bienalet

  • E mërkurë, 1 korrik, 15.00–16.30 (BST)

Linku për regjistrim për të gjitha sesionet

Në këtë video të shkurtër, menaxherët tanë në fushën e artit ofrojnë informacione dhe udhëzime shtesë për procesin e aplikimit.

Shikoni videon

Para se të filloni aplikimin, vizitoni faqen tonë globale Arts, ku mund të gjeni Udhëzuesin për aplikim dhe seksionin e plotë me pyetjet më të shpeshta.

Lexoni pyetjet më të shpeshta për informacione të detajuara mbi kushtet e pranueshmërisë, përdorimin e mjeteve të AI-së, plagjiaturën, pronësinë intelektuale dhe ndryshimet në projektet e miratuara.

Shikoni pyetjet më të shpeshta

Aplikoni

Për çdo pyetje, ju lutemi na kontaktoni përmes këtij formulari: 

Na kontaktoni

Shpërndani në rrjetet sociale