DJ behind microphone, placing headphones on her head.
Selector Radio is hosted by Sian Eleri in the UK. ©

Edward Moore

Zgjedhim muzikën më të mirë çdo javë dhe e ndajmë atë me të gjithë botën

Selector ndan muzikat e reja më të mira të Mbretërisë së Bashkuar me miliona dëgjues kudo në botë , çdo javë - në internet, me video dhe në radio.

  • Selector Radio transmeton muzikë nga çdo grup muzikor, çdo artist dhe çdo zhanër nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar - për sa kohë që është e re dhe emocionuese. Selector të sjell një tur virtual të Mbretërisë së Bashkuar, duke të të zbritur në qendrat e qyteteve si Bristol, Belfast, Kardif dhe Glasgou. Selector transmetohet nga stacione të radios kudo në botë dhe, nëse nuk është në radio në vendin tënd, mund të dëgjosh shfaqjen më të fundit në internet çdo të premte.
  • Selector Sessions të sjellin mbi 100 interpretime muzikore të drejtpërdrejta dhe ekskluzive nga prezantime që përfshijnë Yard Act; Rachel Chinouriri; fituesit e Çmimit të Xhazit në Skoci, grupin corto.alto, dhe fituesit e çmimit Mercury, grupin English Teacher.
  • Selector After Dark të sjell miksime të reja pa ndërprerje nga di-xhej, artistë dhe producentë të ftuar çdo javë.
  • Selector Behind the Music është podkasti ynë me debate dhe njohuri nga përfaqësues të industrisë së muzikës kudo në botë.

Mund të gërmosh në Arkivin e Selector dhe të zbulosh një katalog të plotë të shfaqjeve me interpretime të drejtpërdrejta në Mbretërinë e Bashkuar në rrugën e tyre drejt famës, duke përfshirë Elbow, Nadine Shah, Jamie Woon, Tourist dhe shumë të tjerë.

Dëgjojeni në faqen e internetit të Selector

Linke të jashtme

Shpërndani në rrjetet sociale