Si është komponenti i Grammar and Vocabulary?

Komponenti i Grammar and Vocabulary është elementi thelbësor i testit Aptis. Ky komponent ka dy pjesë dhe ju do të keni 25 minuta kohë për ta plotësuar atë.

Pjesa e parë teston njohuritë tuaja të gramatikës për gjuhën angleze dhe pjesa e dytë fokusohet tek njohuritë tuaja të fjalorit për gjuhën angleze.

Grammar and Vocabulary vlerësohet me pikë nga 0 deri në 50. Për këtë komponent nuk jepet nivel CEFR por pikët përdoren për t’ju vendosur në nivelin e duhur të CEFR për komponentët e aftësive të tjera.

Pjesa 1: Gramatika

seksionin e gramatikë do t’ju paraqiten 25 pyejte me alternativa ku ju duhet të plotësoni një fjali duke zgjedhur opsionin e duhur. Lexoni të gjithë fjalinë përpara se të përgjigjeni.

Ju mund të shënoni (me një flamur të vogël) pyetjet që ju duken të vështira dhe mund të riktheheni pas për ti plotësuar më vonë gjatë testit.

Pjesa 2: Fjalori

Pjesa e fjalorit gjithashtu ka 25 pyejte. Ka disa lloje pyetjesh:

  • Përkufizim fjale – lidh një fjalë me përkufizimin e saj.
  • Bashkime fjalësh – lidhni një fjalë me një tjetër me kuptim të përafërt.
  • Përdorim i fjalëve – zgjidhni një fjalë që të përdoret në kontekstin e fjalisë.
  • Kombinime fjalësh – kombinoni fjalë që përdoren shpesh së bashku.

Këshillat kryesore për komponentin e Grammar and Vocabulary

  • Lexoni të gjitha opsionet përpara se të përgjigjeni.
  • Pasi keni zgjedhur një opsion, lexoni fjalinë përsëri për të kontrolluar përgjigjen tuaj përpara se të vazhdoni më tej.
  • Mos harxhoni shume kohë për pyetjet. Kujtohuni që duhet ti përgjigjeni 50 pyetjeve për 25 minuta. Nëse nuk ju kujtohet përgjigja menjëherë, është më mirë që të vazhdoni me testin dhe të ktheheni më pas.
  • Përmirësoni fjalorin me lojërat dhe aktivitetet praktike në faqen Mëso Anglisht.