Si është komponenti i Aptis Reading?

Ky komponent është i ndarë në katër pjesë dhe ushtrimet bëhen më të vështira me vazhdimin e testit. Koha maksimale e lejuar për komponentin e leximit për secilin variant është:

  • Aptis General - 35 minuta
  • Aptis Advanced - 60 minuta
  • Aptis for Teens and Aptis for Teachers - 30 minuta

Pjesa 1: Kuptimi i fjalive

Në pjesën e parë ju do të lexoni nje tekst të shkurtër në formën e një shënimi ose emaili. Për pesë nga fjalitë në tekst ju duhet të zgjidhni një fjalë për të plotësuar secilën fjali. Kjo pjesë teston aftësinë tuaj për të lexuar dhe kuptuar fjali të thjeshta. Sigurohuni që të lexoni secilën fjali dhe të gjitha përgjigjet e mundshme me kujdes përpara se të bëni një zgjedhje.

Pjesa 2: Formim teksti

Në këtë pjesë ndodhen dy tekste të ndryshëm. Secili test përbëhet nga gjashtë fjali, por vetëm fjalia e parë është në vendin e duhur. Për secilin tekst do t’ju kërkohet të vendosni pesë fjalitë e tjera në rendin e duhur për të bërë një tekst të plotë. Ka vetëm një mënyrë për të organizuar fjalitë.

Pjesa 3: Të lidhurit e mendimeve

Në këtë pjesë do të lexoni një tekst me katër paragrafe për një temë të zakonshme. Secili paragraf përfaqëson mendimin e një personi ose preferencat për temën. Do t’ju kërkohet të lidhni njerëzit me shtatë deklaratat e dhëna.

Pjesa 4: Të kuptuarit e një teksti të gjatë

Në këtë pjesë do të lexoni një tekst të gjatë (rreth 750 fjalë) që përbëhet nga tetë paragrafë. Do t’ju jepen tetë tituj. Detyra juaj është të lidhni shtatë prej titujve me shtatë prej paragrafëve në tekst.

Kjo teston aftësinë tuaj për të kuptuar një tekst të gjatë. Lexoni tekstin me kujdes por sa më shpejt të mundëni, zgjidhni titullin që përmbledh më mirë kuptimin e atij paragrafi.

Këshillat kryesore për testin e leximit

  • Fillimisht lexoni të gjitha fjalitë me kujdes pastaj vendosini në rendin e duhur. Duhet të shikoni për fjalë që tregojnë si lidhen fjalitë me njëra-tjetrën.
  • Për të performuar mirë në pjesën e dytë, fillimisht lexoni secilin paragraph në mënyrë që të kuptoni pikëpamjet e secilit person. Pastaj lexoni fjalitë dhe vendosni se cilin opinion prezanton më mirë.
  • Ne pjesën e tretë është e nevojshme që të listoni të gjithë tekstin për ta parë të gjithë. Zgjidhni titullin e përshtatshëm nga menuja me buton zbritës në anën e majtë. Ka gjithmonë një titull shtesë që nuk përshatet me asnjë paragraf.
  • Në përfundim është e rëndësishme që të kujtoheni se mënyra më e mirë për tu bërë një lexues i mirë është të praktikoheni. Libra të thjeshtë që janë shkruar veçanërisht për nxënësit e anglishtes gjithashtu mund të ndihmojnë.

Për informacion më të detajuar, ju lutemi shkarkoni një kopje të Udhëzuesit të Kandidatit.