Si është komponenti i Aptis Listening?

Aptis Listening (të dëgjuarit) përmban 17 ushtrime dhe një total prej 20 regjistrimesh që fokusohen në aspekte të ndryshime të dëgjimit në jetën reale.

Pjesa 1: Njohja e informacionit

Në këtë pjesë ju duhet të identifikoni informacion specifik si një numër telefoni, një kohë ose vend duke dëgjuar një mesazh të shkurtër ose dialog.

Pjesa 2: Lidhja e informacionit

Këtu do të dëgjoni monologje të shkurtër mbi një temë të zakonshme nga katër njerëz të ndryshëm. Do t’ju kërkohet të lidhni secilin folës me njërën pjesë të informacionit.

Pjesa 3: Konkluzion – diskutim

Këtu ju do të dëgjoni një burrë dhe një grua të diskutojnë mbi një temë dhe të shprehin një mendim të caktuar rreth një teme. Do t’ju kërkohet të identifikoni kush shpreh cilin mendim.

Pjesa 4: Konkluzion – monologje më të gjatë

Ju do të dëgjoni dy monologje më të gjatë mbi tema të ndryshme. Do t’ju kërkohet identifikoni opinionin e folesit ose këndvështrimin e dy aspekteve të temës.

Për të dëgjuar, thjesht klikoni në butonin Play. Secilin regjistrimin mund ta dëgjoni dy herë.

Këshillat për komponentin e Listening:

  • Lexoni pyetjet me kujdes përpara se të dëgjoni, identifikoni fjalët kyç dhe kuptoni se për çfarë duhet të dëgjoni.
  • Shikoni për sinonime – mund të shikoni një fjalë në një pyetje dhe të dëgjoni një fjalë tjetër me një kuptim të ngjashëm në audio.
  • Përdorni regjistrimin e dytë për të kontrolluar ose konfirmuar përgjigjen tuaj.
  • Dëgjoni të gjithë regjistrimin përpara se të konfirmoni përgjigjen tuaj.

Për një informacion më të detajuar, ju lutemi shkarkoni një kopje të Udhëzuesit të Kandidatit.