Si është Aptis Writing?

Në këtë pjesë të testit do të mund të demonstroni aftësitë tuaja për të përdorur anglishten në situata të jetës së përditshme. Në Ëriting ka katër pjesë, të gjitha të lidhura me tema të zakonshme.

Do t’ju jepet një kontekst specific ku ju i jeni bashkuar një klubi, kursi ose grup Do ti përgjigjeni pyetjeve, të kontriboni në një ndërveprim të mediave sociale dhe të shkruani emaile. Të gjitha ushtrimet korrigjohen nga një testues.

Koha maksimale e lejuar për pjesën e ëriting për secilin variant të Aptis është:

  • Aptis General and Aptis for Teens – 50 minuta
  • Aptis Advanced – 45 minuta
  • Aptis for Teachers – 55 minuta

Pjesa 1: Shkrimi i fjalëve

Në këtë pjesë duhet ti përgjigjeni fjalëve të vetm ose frazave të shkurtra në pesë tekste nga një anëtar tjetër i klubit ose grupit.

Pjesa 2: Shkrimi i teksteve të shkurtra

Në këtë pjesë, do ti përgjigjeni një kërkese për informacion nga klubi ose grupi duke shkruar fjali. Ju kërkohet të shkruani 20 deri në 30 fjalë. Duhet të fokusoheni në shkrimin e fjalive që kanë lidhje me kërkesën dhe kanë gramatikë, pikëzim dhe shqiptim të saktë.

Pjesa 3: Tri përgjigje me shkrim për pyetjet

Do të duhet ti përgjigjeni tri pyejteve nga anëtarë të tjerë të klubit ose grupit mbi platformat e rrjetit social. Ju kërkohet të shkruani rreth 40 fjalë për secilën përgjigje.

Pjesa 4: Shkrimi formal dhe informal

Këtu ju kërkohet të shkruani dy emaile në përgjigje të informacionit që keni marrë nga klubi ose grupi.

Ju kërkohet të shkruani një email të shkurtër informal me 40 deri në 50 fjalë një shoku dhe një email më i gjatë formal me 120 deri në 150 fjalë një personi në autoritet.Të dy emailet janë për të njëjtën temë por duhet të ndryshojnë si përdorni gjuhën.

Sigurohuni që të përdorni fjalor të përshtatshëm për secilin email dhe gjithashtu të përdorni lidhëzat e duhura për ta bërë tekstin koherent. Gjithashtu shikoni gramatikën, shenjat e pikësimit dhe shqiptimin.

Këshillat më të mira për komponentin e Writing

  • Sigurohuni që të kuptoni plotësisht pyetjen dhe ti përgjigjeni si duhet
  • Planifikoni se cfarë do të shkruani përpara se të filloni
  • Kujtohuni që të rishikoni shkrimin tuaj dhe të korrigjoni gabimet përpara se të kaloni tek pyetja tjetër
  • Përmbahuni limitit të fjalëve – në ekran është një matës fjalësh që ju ndihmon të kontrolloni numrin e fjalëve
  • Fokusohuni tek saktësia

Për më shume informacion të detajuar ju lutem shkarkoni një kopje të Udhëzuesit të Kandidatit.