Nëse keni një aftësi të kufizuar ose nevojë specifike, ju lutemi na kontaktoni të paktën katër javë përpara datës së provimit.

Do të jetë e nevojshme të paraqisni evidenca mjekësore që përmbushin kriteret e mëposhtme:

  • është e lexueshme në shqip ose anglisht;
  • është lëshuar brenda dy viteve të fundit
  • është dokument original  me letër me logo dhe të ketë emrin, kualifikimin e duhur dhe firmën e një mjeku të autorizuar,
  • jep një deklaratë të qartë të paaftësisë së kandidatit;
  • e bën të qartë si kjo paaftësi justifikon rregullimet e veçanta.

Cilat rregullime të vecanta dhe cfarë supporti mund t’ju japim?

Test të modifikuara

Nëse kërkoni teste të modifikuara për shkak të pengesave vizuale ose në dëgjim ju mund të kualifikoheni për materiale të modifikuara për testin, duke përfshirë:

  • Test Braille  (Grada 1/të pakontraktuar ose Grada 2/të kontraktuar)
  • Printime të mëdha: ose përmasat A4 (fonti 18pt të theksuar) ose përmasa A4 (fonti 15.5 pt)
  • Materiale dëgjimore: CD për nevoja specifike ose një test lip-reading (me lexim të buzëve)
  • Materiale për të Folurit; Braille ose pjesë me printim të madd ose pjesë vizuale me printim të madh
  • Një ndihmës (një person që të shkruajë përgjigjet tuaja)
  • Një lexues
  • Një shkrues (fjalë për fjalë)

Rregullimet administrative (për shembull kohë shtesë)

Nëse kërkoni rregullime administrative për shkak të disleksisë apo vështirësive fizike, ju mund të kërkoni rregullime administrative duke përfshirë:

  • Kohë shtesë: 25-100 % kohë shtesë në varësi të nevojave të kandidatit
  • Pushime të supervizuara gjatë testit
  • Një sallë të veçantë
  • Supervizim të veçantë.