Ju mund ta anulloni rregjistrimit tuaj 14-të ditë kalendarike përpara ditës së zgjedhur. Ju do të merrni rimbursim të plotë dhe nuk do t’ju mbahen kosto admistrative.

Ose ju mund të transferoni datën tuaj të testimit  pa kosto ekstra, në çdo datë tjetër të mundshme. Ju lutem vini re, data e re e testimit duhet të jetë brënda katër javë nga data e parë e rregjistrimit.

Nëse ju merrni një transferim për një datë të re por nuk shfaqeni në datën e dytë, ju nuk do të merrni një rimbursim. Ju mund të kërkoni të transferoni datën tuaj te testimit vetëm njëherë. 

Nëse ju anulloni në më pak se 14-të ditë  nga data e rregjistrimit por jo më vonë sesa 5 (pesë) ditë pune nga data e testimit, ju do të merrni një rimbursim minus 25% kosto administrative. 

Nëse ju anulloni testimin tuaj në më pak se 5-së ditë pune përpara datës së testimit, ju nuk do të konsideroheni për një rimbursim ose transferim për një datë tjetër. 

Raste të veçanta për kandidatin

Nëse juve ju duhet të transferoni ose anulloni testimin tuaj për raste të veçanta, ju mund të bëni duke njoftuar qendrën tuaj të testimit përpara datës së testimit dhe duke sjelle dokumentacionin që e vërtetojnë këtë gjë.  Raste të veçanta përfshijnë:

  • kushte serioze mjekësore që ju ndalojnë të merrni pjesë apo performoni normalisht gjatë ditës së testimit
  • raste fatkeqësie, trauma ose forma të tjera madhore

Nëse qëndra juaj aprovon rastin tuaj, ju do të merrni një rimbursim të shumës tuaj minus 25% për kosto administrative. Nëse jo, rregullorja standarte për Transferimet/ Anullimet do të aplikohet.

*Dokumentacioni mbështetës

Për tu marrë në konsideratë për Rastet e Veçanta, ju lutem tregoni qartësisht arsyet ne formën dhe bashkëngjitni evidencat zyrtare, si një raport mjekësor nga organet kopetente të kualifikuara, çertifikatë vdekjeje, raport nga policia. Dokumentacioni mbështetës duhet të merret nga qëndra juaj jo më vonë sesa 5-së ditë nga data e caktuar. 

Ju lutem vini re, nëse qëndra e testimit është e detyruar për të anulluar testimin tuaj për arsye të, por jo vetëm, shqetësimeve të sigurisë së COVID-19, kufizimeve pandemike të qeverisë, kushte klimaterike ekstreme, juve do t’ju jepet mundesia e:

  • një transferimi falas për një datë tjetër
  • një rimbursim i plotë