Rezervo Aptis me partnerët tanë
1. Zgjidh një vend testimi
Mund të zgjedhësh nga një sërë vendndodhjesh për të dhënë testin Aptis. Fillo duke zgjedhur një vend testimi të përshtatshëm në Tiranë, Durrës, Korçë ose Elbasan. Vendi që zgjedh është gjithashtu një pikë testimi. Për t'u regjistruar, thjesht kontakto drejtpërdrejt me njërin nga partnerët tanë për të konfirmuar datat e testit dhe për të përfunduar procesin e regjistrimit.
2. Zgjidhni një datë testi
*Ju lutemi kontrolloni me qendren perkatese per te konfirmuar daten e testit.
Muaj |
Datë |
gusht |
- E shtunë | 2 gusht 2025
- E shtunë | 23 gusht 2025
|
shtator |
- E diel | 7 shtator 2025
- E hënë | 8 shtator 2025
- E martë | 9 shtator 2025
- E diel | 14 shtator 2025
- E hënë | 15 shtator 2025
- E martë | 16 shtator 2025
- E shtunë | 27 shtator 2025
- E diel | 28 shtator 2025
- E hënë | 29 shtator 2025
|
tetor |
- E diel | 5 tetor 2025
- E hënë | 6 tetor 2025
- E martë | 7 tetor 2025
- E shtunë | 18 tetor 2025
- E hënë | 20 tetor 2025
- E shtunë | 25 tetor 2025
- E hënë | 27 tetor 2025
- E martë | 28 Tetor 2025
|
nëntor |
- E diel | 9 nëntor 2025
- E hënë | 10 nëntor 2025
- E shtunë | 22 nëntor 2025
- E hënë | 24 nëntor 2025
|
dhjetor |
- E shtunë | 6 dhjetor 2025
- E hënë | 8 dhjetor 2025
- E mërkurë | 17 dhjetor 2025
- E shtunë | 20 dhjetor 2025
|
3. Regjistrohu për Aptis
Para se të regjistroheni për Aptis, kontaktoni një nga qëndrat tona të rregjistrimit për të marrë NUMRIN E REFERENCES dhe për të kontrolluar disponueshmërinë për datën që ju preferoni. Më pas, përgatitni dokumentat e regjistrimit dhe dorëzojini në vendndodhjet e testit.
Ka një numër të kufizuar vendesh për provimin Aptis. Për t'u siguruar që të zini një vend, ne ju sugjerojmë të regjistroheni sa më shpejt të jetë e mundur. Regjistrimi mbyllet tre ditë para datë së provimit.
Dokumentat e regjistrimit për provimin Aptis:
- formulari i regjistrimit
- kopje e mjetit të identifikimit (Pasaportë ose kartë identiteti e vlefshme) – duhet të jetë i njëjti mjet identifikimi si dokumenti që merrni ditën e provimit
- mandat pagesa e bankës
Nëse dokumentat i dërgoni nëpërmjet email-it në vendndodhjet ku jepet provimi Aptis, ju lutem skanojini dokumentat e mësipërme.
4. Pagesa
Çmimi i provimit Aptis me dy komponente (të dëgjuarit dhe të lexuarit) është 65 Euro, ndërsa çmimi i Aptis me katër komponente (të dëgjuarit, të lexuarit, të shkruarit dhe të folurit) është 70 Euro.
Intesa San Paolo Bank
Emri i llogarisë: BRITISH COUNCIL
Numri i llogarisë: EUR – 30545235301
Kodi IBAN: AL 59208111010000030545235301
Informacion shtesë
Transferimet
Ju mund të bëni një ndryshim të datës së provimit nëse na njoftoni të paktën tre ditë para datës së provimit për të cilën keni aplikuar. Kontaktoni qendrën tuaj të regjistrimit për këtë kërkesë. Një shumë prej €10 do të aplikohet për kosto administrimi.
Ju nuk do të mund ta ricaktoni testimin tuaj nëse nuk paraqiteni gjatë ditë së testimit, vetëm nëse ju paraqitni arsye bindëse të mungesës suaj.
Rezultati
Ju do ta keni rezultatin e provimit tuaj pas 5 ditë pune nga kryerja e testit. Mund ta tërhiqni çertifikatën në vendndodhjen e testit.