Për të mbështetur mësuesit që po përgatisin studentët e tyre për provimin IELTS, ne kemi përgatitur një numër materialesh online të cilat mund t'i përdorni falas.

Uebinare online falas për mësuesit

Webinaret tona online falas do t'ju ndihmojnë të mësoni më shumë rreth IELTS dhe formatit të tij, të ndani këshilla të cilat mund t’i përdorni kur përgatitni studentët tuaj dhe t'ju ofrojnë qasje tek ekspertët të njohur botëror të gjuhën angleze. Në fund të seancës, ne do t'ju përgjigjemi të gjitha pyetjeve tuaja në lidhje me IELTS, prandaj, sigurohuni të vini të përgatitur!

UEBINARET E RADHËS

Data

Tema

15 Janar 2021 | 13.00 Të Shkruarit akademik: Detyra 1
15 Shkurt 2021 | 13.00 Të Shkruarit për versionin GT: Detyra 1
15 Mars 2021 | 13.00 Të Shkruarit akademik: Detyra 2
15 Prill 2021 | 13.00 Të Lexuarit akademik
15 Maj 2021 | 13.00 Këshilla mbi IELTS
15 Qershor 2021 | 13.00 Zhvillimi i fjalorit në një nivel të lartë
15 Korrik 2021 | 13.00 Gramatikë: të ndihmojmë kandidatët në mënyrë që ata të përmirësohen
15 Shtator 2021 | 13.00 Aftësitë e Të Lexuarit në IELTS
15 Nëntor 2021 | 13.00 Të Folurit: përmirësimi i performancës së kandidatëve

SHIKONI REGJISTRIMIN E UEBINARIT TË KALUAR: Nëse keni nevojë për ndihmë për t'u përgatitur për testin IELTS, regjistrohuni në njërin nga uebinaret tona të Suksesit në IELTS.

Grupi mbështetjes i mësuesve:

Grupi ynë i mbyllur në Facebook ndihmon mësuesit e IELTS nga e gjithë bota të ndajnë ekspertizën e mësimdhënies, planet mësimore të IELTS, burimet e përgatitjes, këshilla dhe shumë më tepër. Bashkangjituni grupit dhe filloni të komunikoni me kolegë nga mbarë bota.