Është e rëndësishme që t'i lexoni dhe pranoni kushtet e përgjithshme të IELTS kur regjistroheni për testim.

Ju gjithashtu merrni kushtet e përgjithshme nga broshura e informacioneve për kandidatët, e cila përfshihet në formularin e aplikimit.

Kushtet e përgjithshme përmbajnë informacione të rëndësishme, përfshirë detajet e:

  • rregullave që duhet t'ju përmbaheni
  • masave të sigurisë që merren kur hyni në test
  • procesit të rezultateve
  • procesit të anulimit
  • si përdorim informacionet tuaja.

Kur nënshkruani deklaratën në formularin e aplikimit ose shënjoni kutinë e kushteve të përgjithshme, nëse jeni duke aplikuar në internet, ju konfirmoni se keni lexuar dhe kuptuar kushtet e përgjithshme të IELTS dhe pajtoheni t'u përmbaheni atyre.

Ju lutem vini re:

Siguria në testet IELTS është e rëndësishme për ne. Si një masë e shtuar, të gjithë pjesëmarrësve do t'u kërkohet që fotografia e tyre të bëhet nga stafi administrativ i IELTS në ditën e tyre të testimit. Ju lutemi sigurohuni që të rishikoni udhëzimet e fotografisë që ju janë dhënë pasi ta keni rezervuar testin tuaj.