'Qytetarët Aktivë' është një program trajnues për lidershipin social që nxit dialogun ndërkulturor dhe zhvillimin social të udhëhequr nga komuniteti.

Përgjatë programit, ne bashkojmë njerëz me besime dhe perspektiva të ndryshme për të mësuar dhe për të ndarë me njëri-tjetrin. Duke punuar me partnerët tanë në mbarë globin, ne trajnojmë pjesëmarrësit në aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të ndikuar në ndryshimet sociale në komunitetet e tyre. Partnerët e implementimit të projektit identifikojnë eskpertë dhe ne i trajnojmë ata në aftësitë e nevojshme që duhet për të zhvilluar trajnimin e 'Qytetarët Aktivë' tek të tjerët. Pas trajnimit të tyre, ata përdorin paketën e 'Qytetarët Aktivë' për të hartuar dhe implementuar programin e trajnimit ndaj pjesëmarrësve në komunitetet e tyre lokale në mbarë globin. 

'Qytetarët Aktivë' janë individë në mbarë globin të cilët duan të bëjnë një ndryshim. Ata kanë ndikim dhe po punojnë për të përmirësuar jetën e njerëzve që jetojnë në komunitetin e tyre. Këta janë njerëz dhe institucione të themeluara, të besuara dhe të vlerësuara në komunitet - Organizatat e Shërbimit Social, Organizatat Jo-Qeveritare, udhëheqësit fetarë, politikanë, punonjësit e rinisë etj. Përgjatë programit, ata janë të pajisur me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të hartuar dhe zbatuar projekte të veprimit social, për të trajtuar çështjet sociale në komunitetin e tyre. 

Projekti 'Active Citizens' në Ballkanin Perëndimor 

Në Dhjetor 2017, ekspertë nga Mbretëria e Bashkuar mbajtën një workshop pesë-ditor për anëtarët e 35 organizatave të shërbimit social nga Ballkani Perëndimor. Gjatë trajnimit ata mbuluan tema të ndryshme që lidhen me çështjet e të rinjve në nivel lokal dhe bashkëpunuan me pjesëmarrësit për të gjetur mënyra inovative për t'i zgjidhur ato.

Pjesëmarrësit e workshop-it pritet të ofrojnë një zgjidhje për një detyrë të veçantë, nën mbikëqyrjen e ekspertëve, pasi do të jenë ata që do ta zbatojnë këtë program në komunitetet e tyre lokale. Duke filluar nga Shkurti 2018, pjesëmarrësit e përzgjedhur do të ftohen për të ofruar trajnime ballë për ballë ndaj të rinjve në komunitetet e tyre.

'Qytetarët Aktivë' dhe 'Digital Cities' janë dy projekte të financuara nga Qeveria e Madhërisë së Saj dhe vlera e tyre është 1.2 milion Pound. Këto projekte do të implementohen deri në Mars 2018. Për më shumë informacione mbi këtë projekt ju lutem shikoni faqen e Facebook-ut.   

Për më shumë informacion për projektin Qytetarët Aktivë, ju lutem klikoni për më shumë.

Lançimi i trajnimeve

Konferenca e të Rinjve e Ballkanit Perëndimor