©

British Council

Sfida e #DestinationZero

Tregoni inovacionin tuaj për klimën deri në 14 Shkurt 2021. Fitoni fonde dhe trajnime me vlerë 5,000 paund për ti dhënë jetë idesë tuaj.

#DestinationZero është një sfidë inovacioni për personat e moshës 18 deri 35 vjeç që duan të trajtojnë ndryshimet klimatike dhe të bëjnë një ndryshim pozitiv në botë.

Ne po kërkojmë ide që do të ndihmojnë komunitetet të lëvizin më afër emetimeve të karbonit zero ose të përshtaten me efektet e ndryshimit të klimës.

Si të merrni pjesë

Shpërndani një video 60 sekondëshe me hashtagun #DestinationZero në Facebook, Instagram, Twitter ose YouTube.

Afati i fundit është 14 Shkurt 2021 në 23.59 me kohën në Mbretërinë e Bashkuar.

Në video, ju lutemi thoni emrin tuaj, moshën dhe vendin nga jeni, pastaj tregoni idenë tuaj për inovacionin e klimës. Inovacionet mund të përfshijnë modele të reja biznesi, inovacione të reja shkencore, iniciativa të komunitetit ose sisteme të paralajmërimit të klimës.

Më 28 Shkurt 2021, paneli përzgjedhës do të shqyrtojë videot e dërguara. Pastaj ata do të ftojnë 20 pjesëmarrës të japin informacione të mëtejshme në lidhje me idenë e tyre të inovacionit.

Më 16 Mars 2021, paneli përzgjedhës do të shpallë 10 risi të suksesshme.

Nëse paneli ynë përzgjedhës zgjedh inovacionin tuaj për klimën, ju do të merrni mbështetje për trajnime dhe një grant prej 5,000 £ për t'ju ndihmuar të realizoni idenë tuaj.

Kush mund të bëhet pjesë

Ne mirëpresim aplikime nga një gamë e larmishme e kandidatëve.

Ju duhet të jeni nga 18 deri në 35 vjeç, dhe të jeni rezident i një prej këtyre shteteve:

Afganistani, Shqipëria, Algjeria, Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Bangladeshi, Botsvana, Brazili, Kina, Kolumbia, Kuba, Egjipti, Etiopia, Gjeorgjia, Gana, India, Indonezia, Iraku, Xhamajka, Jordania, Kazakistani, Kenia, Kosova, Libani, Libia, Malavi, Malajzia, Mauritiusi, Meksika, Maroku, Mozambiku, Birmania, Namibia, Nepali, Nigeria, Territoret e okupuara Palestineze, Pakistani, Peruja, Filipinet, Ruanda, Senegali, Sierra Leone, Afrika e Jugut, Sudani i Jugut, Sri Lanka, Sudani, Siria, Tanzania, Tailanda, Tunizia, Turqia, Uganda, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar Uzbekistani, Venezuela, Vietnami, Jemeni, Zambia dhe Zimbabve.

Pjesëmarrësit duhet të jetojnë në vendin e tyre përkatës në kohën e aplikimit dhe gjatë kohëzgjatjes së këtij projekti.

Ju mund të aplikoni si një individ ose si pjesë e një grupi dhe mund të paraqisni më shumë se një risi.

Si do të bëhet vlerësimi

Paneli ynë do të zgjedhë dhjetë inovacione bazuar në:

Çfarë problemi po përpiqeni të zgjidhni? (25 përqind e rezultatit tuaj)

Ne po kërkojmë një shpjegim të qartë të çështjes së ndryshimit të klimës me të cilën merret inovacioni juaj dhe sesi kjo çështje është e rëndësishme për komunitetin tuaj.

Si do të ndikojë inovacioni juaj në ndryshimin e klimës? (50 përqind e rezultatit tuaj)

Ne duam të kuptojmë se si inovacioni juaj do t'i adresojë çështjet që ju keni theksuar. Ne mirëpresim veçanërisht inovacionet që kanë një efekt pozitiv mbi gratë dhe vajzat, njerëzit nga komunitetet e margjinalizuara dhe grupet e tjera më të prekshme nga efektet e ndryshimit të klimës.

Sa ka qenë realisht buxheti për inovacionin tuaj? (25 përqind e rezultatit tuaj)

Çfarë ndodh nëse jeni fitues?

Do të merrni:

  • 5,000 paund mbështetje financiare për secilën ide inovacioni fituese deri në fund të Marsit 2021
  • seanca trainimi gjatë muajve Prill - Gusht 2021.

Nëse inovacioni juaj është në fazën e idesë, kjo mbështetje financiare dhe teknike do të ndihmojë në prototipimin e saj. Nëse inovacioni është testuar tashmë, mbështetja do të ndihmojë në zbatimin e saj.

Ne do t'u kërkojmë aplikantëve të suksesshëm të japin më të rejat nga projekti.

Rregullat e plota të konkursit mund ti gjeni në dokumentin më poshtë.

Linke të jashtme