Programi i Përfshirjes së Shkencës në Ballkanin Perëndimor (PPSH) synon të kontribuojë në qëndrueshmërinë e shteteve, komuniteteve dhe qytetarëve të Ballkanit Perëndimor ndaj pandemisë COVID-19 dhe ndikimeve të saj negative, duke përdorur dhe promovuar shkencën dhe provat shkencore. Fokusi i programit është kryesisht tema e pandemisë COVID-19 dhe ndikimet e saj jofavorizuese, bashkë me sektorë dhe tema të ndryshme, të tilla si mjedisi, shëndetësia, arsimi, gjinia, etj.

Programi do të ndërtojë kapacitete për studiuesit meshkuj dhe femra që janë në karrierë të hershme (deri në tetë vite nga marrja e doktoraturës) për ti komunikuar shkencën një publiku në mënyrë efektive, si dhe për t'u angazhuar me politikat e vendosura. Kjo do të arrihet përmes dy programeve të veçanta trajnimi që do të zgjasin deri në tre muaj. Numri total i studiuesve meshkuj dhe femra (në karrierë të hershme) që do të trajnohen online në secilin prej vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë rreth 50.

Programi do të bashkojë gratë e fushës akademike dhe do të krijojë një rrjet që do të shërbejë si një burim mbështetjeje, informacioni, frymëzimi dhe vendimi në periudhën e pandemisë dhe post-pandemisë. Ne do të organizojmë një seri seminaresh online ku do të flitet për sfidat me të cilat janë përballur gratë në fushën e shkencës dhe studimeve, dhe do të diskutohen ndikimet e mundshme negative të pandemisë në barazinë gjinore.

Programi do të përgatisë dhe do të frymëzojë studentët e diplomuar ose jo për të aplikuar njohuritë e tyre dhe provat shkencore në problemet. Kjo do të realizohet përmes Sfidës Qëndresa ndaj COVID-19 për studentët - një sfidë që do t'u sigurojë atyre mundësinë për të hartuar zgjidhje konkrete për situatën e krijuar nga COVID-19, të zhvillojnë më tej mendimin kritik, aftësinë e zgjidhjes së problemeve dhe zhvillimin e komunikimit, dhe të kenë qasje në trajnime të tjera online në MB.

Më tej, programi do të vendosë në fokus zërat e të rinjve si përgjigje e politikave për pandeminë COVID-19, nëpërmjet Sondazhit Qëndresa ndaj COVID-19 e Udhëhequr nga Rinia. Kjo do të bëhet duke përdorur qasjen "shkenca qytetare", me përfshirjen e plotë dhe aktive të të rinjve në fazat e hershme të procesit të studimit, që nga hartimi i pyetësorit, vërtetimi i rezultateve të sondazhit dhe prezantimi i përfundimeve. Sondazhi do të përfaqësojë prova të forta të aktivistëve të rinj që do ti rekomandojnë ato tek politikanët, kryetarët e OJQ-ve dhe donatorët për të vendosur shqetësimet dhe nevojat e tyre, veçanërisht të vajzave të reja, në qendër të përpjekjeve për rimëkëmbjen nga COVID-19 në të gjithë BP.

Dhe së fundmi, programi do të synojë të rrisë ndërgjegjësimin e politikanëve, donatorëve, drejtuesve të OJQ-ve për rëndësinë e shkencës dhe provave shkencore në vendimmarrjet e tyre.