A woman with glasses leaning over a table pointing to a laptop screen as a seated man and woman look on

Programi ynë Media for All për çështjet e barazisë gjinore synon të adresojë pabarazitë në përvojën e gazetarëve, redaktorëve dhe menaxherëve burra dhe gra përmes trajnimit, rrjetëzimit dhe mentorimit. Jemi duke punuar me mediat në Ballkanin Perëndimor (Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi) për të prezantuar politika etike dhe editoriale që përfaqësojnë diversitetin dhe gamën e opinioneve të audiencave të tyre. 

British Council po punon në partneritet me Thomson Foundation, BIRN dhe INTRAC në programin Media for All të financuar nga qeveria e MB-së. Ne i mbështesim mediat që të jenë më të qëndrueshme në aspektin financiar dhe struktural, të përmirësojnë barazinë gjinore në vendin e punës dhe t’ju mundësojmë të krijojnë përmbajtje më cilësore, relevante, të ndjeshme ndaj gjinisë që tërheqë dhe angazhon audiencat e reja, përfshirë gratë, të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara.  

Ekspertja jonë kryesore për barazinë gjinore, Lejla Hadzeiahmic, shpjegon punën që po e bëjmë për t’u siguruar që barazia gjinore të jetë e rëndësishme 

Hulumtimi për barazinë gjinore – ku jemi tani

Në programin Media for All, ne e pranojmë se barazia gjinore është e rëndësishme jo vetëm si fushë e integruar, por në të drejtën e vet. Barazia gjinore në media është një synim i fuqishëm meqenëse mediat formësojnë shoqëritë tona përmes përmbajtjes që u ofrojnë audiencave të tyre. Mediat mund të jenë instrument ndryshimi drejt barazisë gjinore, ose, në të kundërt, mund të mbajnë status quo-n me burrat në pozitat e fuqisë vendimmarrëse dhe gratë të përjashtuara dhe pa fuqi.

Hulumtimi ynë në sektorin e medias në Ballkanin Perëndimor konfirmon mungesën e balancit gjinor dhe tregon për forma të ndryshme të mosshquarjes së grave. Rrjedhimisht kjo formëson strukturat e sektorit të medias, politikat, proceset, sistemet e mbështetjes dhe përfaqësimet e tyre, dhe rezulton në njohje joadekuate të nevojave dhe interesave të veçanta të burrave dhe grave. Pas hulumtimit dhe analizimit të gjendjes aktuale, janë prezantuar një numër i aktiviteteve transformuese në aspektin gjinor për të adresuar hendeqet e identifikuara dhe për të trajtuar marrëdhëniet gjinore me shpresë në nisjen e kthimit të pabarazive në barazi.

Trajnimi, mentorimi dhe identifikimi për barazinë gjinore

Me këtë parasysh, jemi duke punuar me një grup prej 15 ekspertësh kryesorë në çështjet gjinore dhe media nga i tërë rajoni, të cilët janë të dedikuar për trajnim, mentorim, identifikim, hulumtim dhe zhvillim.  Që nga fillimi i programit tonë:

  • kemi prezantuar programin e parë të mentorimit për gratë në media, 
  • jemi duke identifikuar rrjetet ekzistuese dhe duke eksploruar mënyrat e lehtësimit të lidhjeve dhe forcimit të solidaritetit të grave në media, 
  • jemi duke ekzaminuar dhe zhvilluar politikat lidhur me barazinë gjininë në mediat me të cilat punojmë, jemi duke zbatuar ndërtimin e kapaciteteve në fushën e barazisë gjinore dhe sigurisë së gazetarëve gra dhe burra, dhe:
  • jemi duke e hulumtuar ndikimin e Covid-19 te gratë në media.

Të gjitha këto veprime janë të dizajnuara të ndihmojnë drejt nxitjes së ndryshimit në sektorin e medias në gjashtë vendet në Ballkanin Perëndimor në nivele të ndryshme - të politikave, medias dhe atë individual.

Hulumtimi dhe politikat për barazinë gjinore

Në nivelin struktural dhe të politikave, projekti ynë i mentorimit të hulumtimit dhe politikave për barazinë gjinore kërkon të dallojë mangësitë ekzistuese në politika dhe praktikat e mira për të ofruar mentorim për mediat për zhvillimin e politikave për barazinë gjinore në vendin e punës dhe politikat për krijimin e përmbajtjeve mediale të ndjeshme ndaj gjinisë. Kjo përfshin trajnimin dhe një proces mentorimi instrumental gjashtë-javorë. Aktualisht, 14 media nga gjashtë vende janë të angazhuara me eksperten tonë të lartë për çështje gjinore për të zhvilluar politikat e tyre në pajtim me nevojat që kanë.

Jemi duke e bërë identifikimin e rrjeteve të grave në media në Ballkanin Perëndimor me qëllimin e lehtësimit të lidhjeve dhe forcimit të komunitetit dhe solidaritetit të grave në media në Ballkanin Perëndimor. Duke i mbledhur bashkë gratë në media në tërë rajonin synojmë të përforcojmë zërin e tyre, të forcojmë besimin dhe solidaritetin dhe të ndikojmë për një ndryshim pozitiv. 

Në nivelin individual, Programi ynë pilot i mentorimit për gazetaret femra në fillim të karrierës së tyre është një nismë e re në sektorin e medias. Gjashtë gazetare me emër dhe përvojë nga rajoni janë duke punuar me 15 gra që janë në fillim të karrierës së tyre në gazetari për të mbështetur zhvillimin e tyre individual personal dhe profesional. Si pjesë e procesit, kemi krijuar një hapësirë të sigurt për dyshet e mentorimit për t’u angazhuar në marrëdhënie besimi përmes së cilës mentoret do të mbështesin të mentoruarat e tyre dhe do të inkurajojnë zhvillimin e shkathtësive të tyre, kapaciteteve dhe besimit. 

Trajnimi për barazinë gjinore

Në të njëjtën kohë, trajnimi ynë për gazetarët dhe redaktorët synon të transformojë shtrëngesën e stereotipave gjinorë në sektorin e medias dhe të adresojë çështjen e sigurisë së gazetarëve. Moduli për barazinë gjinore shtron pyetjen se pse përmbajtja e medias rrallëherë i paraqet gratë si protagoniste aktive të jetës publike, por i portretizon ato si nëna/gra, shpesh në role të viktimizuara ose si yje showbizi të hiper-seksualizuara. Pjesëmarrësit diskutojnë se si normat dhe stereotipat gjinorë riprodhohen përmes gjuhës dhe paraqitjeve pamore në media dhe se si këto paraqitje e mbajnë gjallë një cikël vicioz të stereotipave gjinorë me pasoja shoqërore afatgjateModuli për sigurinë e gazetarëve gra dhe burra adreson një pengesë tjetër për barazinë gjinore në sektorin e medias që ka të bëjë me çështjen e sigurisë së gazetarëve. Ky është një rrezik profesional që përfshin gazetarët burra dhe gra, por mënyra se si ata ndikohen është  e ndryshme. Burrat kryesisht ekspozohen ndaj dhunës fizike kërcënuese për jetën dhe gratë përjetojnë forma të tjera megjithatë lënduese të dhunës së bazuar në gjini, bezdisje dhe ngacmim në terren, hapësira virtuale dhe në zyra. Sektori i medias ka përgjegjësinë të ofrojë një mjedis pune të sigurt dhe trajnimet tona synojnë të mbështesin zhvillimin e një kulture të sigurisë për të gjithë.