Këtë vit për herë të parë, ne jemi duke organizuar një ngjarje rajonale profesionale dhe të zhvillimit të karrierës “Shfaqja e aftësive – Sarajeva 2016”. Kjo ngjarje synon të lidhë sektorët komercial dhe ata arsimor për të përmirësuar cilësinë e përgjithshme të arsimit në rajon dhe për të motivuar të rinjtë që të zgjedhin shkollat profesionale. Shfaqja e aftësive do të mbahet në Sarajevë më 16 dhe 17 Dhjetor 2016 dhe do të fokusohet në inovacion, punësueshmëri të të rinjve, praktikat pozitive dhe arritjet nga Ballkani Perëndimor dhe MB-ja. Ne gjithashtu duam që të afrojmë me njërin tjetrin përfaqësuesit e punëdhënësve dhe punëmarrësve të tyre potencial të ardhshëm.
Programi do të mbulojë katër sektorët e industrisë në vijim:
- shëndeti dhe bukuria
- turizmi dhe industria e shërbimit
- industria e drurit dhe e ndërtimtarisë
- TI dhe inxhinieria.
Shfaqja e aftësive Sarajeva 2016 do të përbëhet nga komponentët në vijim:
- Ekspozita dhe shfaqja e aftësive – Kjo pjesë e ngjarjes ofron hapësirën për përfaqësuesit e punëdhënënsve dhe shkollave profesionale që të shkëmbejnë idetë, të shkëmbejnë punën, produktet dhe prezantimet lidhur me inovacionet dhe implementimin e tyre të suksesshëm. Përveç kësaj, nxënësit marrin pjesë në garë nën mentorimin e mësimdhënësve dhe punëdhënësve për të zbuluar talentet e tyre dhe për të treguar aftësitë.
- Konferenca ‘Përvoja e parë e punës’ – Një konferencë ndërkombëtare që mbledhë punëdhënësit nga rajoni, përfaqësuesit e autoriteteve dhe institucioneve arsimore, organizatat ndërkombëtare dhe ato joqeveritare, si dhe palët tjera të interesit që fokusohen në punësueshmërinë e të rinjve. Ne do të bëjmë bashkë vendim-marrësit nga Ballkani Perëndimor që të shkëmbejnë përvojat, të diskutojnë dhe të japin rekomandimet e mundshme lidhur me zhvillimin e aftësive, reformën e arsimit dhe punësueshmërinë e të rinjve në rajon.
- Nyja e nxënies dhe shkëmbimit – Nyja e nxënies dhe shkëmbimit do të jetë pjesë e programit të ngjarjes ku do të mbahen sesione paralele në kuadër të secilit sektor të mbuluar të industrisë.
A dëshironi të merrni pjesë në këtë ngjarje?
Vizitoni ngjarjen dhe mësoni më shumë për trendët më ri në arsimin profesional. Sigurohuni që të regjistroheni duke plotësuar këtë formular të shkurtër aplikimi para datës 9 Dhjetor 2016.