Mediet për të rinjtë në Ballkanin Perëndimor

Kërkimet tregojnë në mënyrë të vazhdueshme se gati gjysma e të rinjve në Ballkanin Perëndimor nuk kanë besim në asnjë media. Ata kryesisht përdorin burimet online për informacione, me fokus në platformat e medieve sociale dhe ndarjet nga bashkëmoshatarët. Vetëm disa pika të medieve tradicionale mbulojnë tema që janë relevante për të rinjtë, rreth tyre apo të shtjelluara nga të rinjtë.  

Një zë për të rinjtë

Mungesa e stabilitetit financiar, ndërrimet e shpeshta të personelit, mungesa e diversitetit gjeografik, vështirësitë në angazhimin e audiencës dhe mungesat e ekspertizës në aspektin e menaxhimit dhe gazetarisë janë vetëm disa nga sfidat me të cilat përballen mediet për të rinjtë.  

Pavarësisht këtyre problemeve, këto pika ofrojnë përmbajtje cilësore, të rëndësishme për të rinjtë dhe i japin zë një grupi tejet të nënpërfaqësuar. 

Programi Media for All ka për qëllim të rritë kapacitetin e pikave të medieve për të rinjtë  për të krijuar përmbajtje cilësore, relevante, etike dhe të ndjeshme ndaj gjinisë, të rritë interesimin dhe angazhimin e të rinjve në media në nivel lokal dhe të lehtësojë rrjetet rajonale të të rinjve në media. 

Trajnime të përshtatura për pikat e medieve për të rinjtë

Me MediaCentar Sarajevo, kemi zhvilluar një program të përshtatur të mentorimit instrumental për pikat e medieve për të rinjtë në Ballkanin Perëndimor. Gjatë tre muajve, nga shtatori në nëntor 2021, pikat e medieve do të punojnë me profesionistë me përvojë të medieve në tema të ndryshme që mbulojnë aktivitetet e tyre të përditshme. 

Kemi pyetur pikat e medieve për të rinjtë në Ballkanin Perëndimor për trajnimin dhe mbështetjen që ata mendojnë që do të ishte më së shumti e dobishme dhe, bazuar në përgjigjet e tyre, kemi identifikuar temat për aktivitetet e mentorimit instrumental. 

Temat e mbuluara përmes mentorimit instrumental: 

Mbledhja e Fondeve

Pikat e medieve do të punojnë me mentorët e tyre për të zhvilluar strategji për mbledhjen e fondeve, për të identifikuar donatorët potencialë dhe partneritetet me mediet dhe për të eksploruar mënyrat për të arritur përmirësime në shitjet e tyre dhe qasjet e marketingut, me synimin që të gjenerojnë më shumë të ardhura dhe të tërheqin më shumë audienca.

Praktical e Ndjeshme nday gjinisë

Një vetëdije për praktikat e ndjeshme ndaj gjinisë si në vendin e punës dhe në përmbajtjen e krijuar, do t'i ndihmojë pikat e medieve të përfaqësojnë gratë në mënyrë më të barabartë dhe t’u japin zë minoriteteve seksuale.  Duke ndërlidhur organizatat që mbështesin qytetarët LGBTIQ, pikat e medieve mund të krijojnë partneritete që të raportojnë më me saktësi për çështjet dhe temat me interes për këto audienca. 

Krijimi i permbajtjes me fokus në çështjet ginore

Mentorët do të punojnë me pikat e medieve për krijimin e përmbajtjes multimediale që mbulon tema me fokus në çështjet gjinore (dhuna me bazë gjinore, të drejtat dhe pozita e minoriteteve seksuale dhe gjinore, të drejtat politike, kulturore, sociale dhe ekonomike nga perspektiva gjinore në rajon etj.). 

Analitika

Kjo linjë e mentorimit do ta forcojë kapacitetin e pikave të medieve për të kuptuar mjetet e disponueshme online për të analizuar të dhënat, për të përmirësuar metodologjitë e zhvillimit të audiencës dhe do të ndihmojë në identifikimin e partnerëve potencialë për t’u ndihmuar atyre edhe më tej për të kryer kërkime më të avancuara dhe për të përdorur analitiken. 

Gazetaria e Angazhimit

E njohur edhe si gazetaria e realizuar me ndihmën e audiencës, kjo gazetari është e bazuar në marrëdhënien hibride, reciproke në mes komuniteteve dhe gazetarëve/redaksive.  Mentori do të punojë me pikat e medieve për ta përmirësuar kuptimin nga ana e tyre të qasjeve moderne ndaj gazetarisë së angazhimit dhe u ndihmon atyre të krijojnë përmbajtje në bashkëpunim të ngushtë me audiencat e tyre. 

krijimi i përmbajtjes aduio-vizuale

Mentorët do të punojnë me pikat e medieve për të forcuar kapacitetet e tyre në krijimin e përmbajtjes audio-vizuale. Bazuar në qasje të përshtatur, mentorët do të fokusohen në nevojat specifike të një pike të caktuar të medias, nga parimet teknike bazë të krijimit dhe redaktimit deri te metodat e avancuara të raportimit audio-vizual.

krijimi i përmbajtjes në medie sociale

Kjo linjë e mentorimit do t’i ndihmojë pikat e medieve të zhvillojnë përmbajtje të dedikuar për mediet sociale, me theks në përmbajtjet multimediale të shkurtra dhe efektive, me qëllim që ta përmirësojnë angazhimin dhe mbulimin e audiencës në mediet sociale.