Çfarë është IELTS në kompjuter?

Ne e kemi bërë më të lehtë dhe më të përshtatshme për ju që të zhvilloni testin IELTS. Ju mund të zhvilloni testin tuaj në kompjuter tani. Me IELTS në kompjuter, sesioni i Dëgjimit, Leximit dhe Shkrimit zhvillohen në një kompjuter. Sesioni i të Folurit zhvillohet me një examiner të trajnuar IELTS, dukeqënëse ne besojmë që është mënyra më efikase për të vlerësuar aftësitë tuaja të të folurit.

Për të mësuar më shumë për formatin e testimit dhe avantazheve të tij, ju lutem ndiqni faqen IELTS në kompjuter.

Video familjarizuese për IELTS në kompjuter

Ne këmi përgatitur disa video online dedikuar IELTS në kompjuter, e cila do t’ju ndihmojë juve të kuptoni sesi Të Dëgjuarit, Të Lexuarit dhe Të Shkruarit do t’ju shfaqen në kompjuter dhe do t’ju tregojnë juve funksionalitetet e ndyshme që janë të mundshme. Sigurohuni që të shikoni të gjitha videot, kështu që ju mund të ndiheni konfident dhe gati në ditën e testimit tuaj.

Si të përgatiteni për IELTS në kompjuter?

Për t’ju ndihmuar për tu përgatitur në IELTS në kompjuter, ne kemi përgatitur një listë të materialeve tona përgatitore që ju mund ti përdorni falas. Materialet do t’ju ndihmojnë të përgatiteni për seksionet e ndryshme të testimit dhe në fund, ju do të jeni në gjendje të testoni njohuritë tuaja me një test familjarizimi online.

Teste praktike për Dëgjimin, Leximin dhe Shkrimin

Si fillim, shkoni tek faqja jonë Take IELTS  dhe zhvilloni testet provë të cilat janë të fokusuar në seksionet tona të Dëgjimit, Leximit dhe Shkrimit. Ju do të gjeni teste praktike për të dy testet IELTS General Training dhe Academic.

Zhvilloni testin tone familjarizues

Kur ju të ndjeheni konfidentë mjaftueshëm për të zhvilluar testin, ju mund të zhvilloni testimin familjarizues të IELTS në kompjuter . Testi familjarizues përshtatet totalisht me formatin dhe llojin e testimit  qe ju do zhvilloni. Keshtu qe ne ju rekomandojme qe ta kryeni ne menyre qe te ndiheni gati ne diten e testit.

Vini re që testimi mbulon seksionet e Dëgjimit, Leximit dhe Shkrimit dhe zgjat rreth dy ore e gjysëm, i njëjtë sa testimi real. Ju mund të zgjidhni të zhvilloni të dy testimet IELTS General Training dhe IELTS Academic.

Shpërndani në rrjetet sociale