IELTS Akademik – bëhuni gati për një mjedis të arsimit të lartë

Testi Akademik IELTS mat nëse keni nivelin e zotërimit të gjuhës angleze të nevojshëm për një mjedis akademik, të arsimit të lartë. Ai pasqyron disa nga tiparet e gjuhës akademike dhe vlerëson nëse jeni gati për të filluar studimet ose trajnimet.

Hyni në këtë test nëse dëshironi të:

  • studioni në nivel universitar apo pasuniversitar kudo në botë
  • aplikoni për Viza Studentore Tier 4 në një universitet që është Sponsor Tier 4 në Britaninë e Madhe
  • punoni në një organizatë profesionale në një vend ku flitet anglisht.

Nëse jeni duke aplikuar në një universitet në Britaninë e Madhe, ku kërkohet që ju të hyni në një test IELTS për UKVI (Viza dhe Emigracion). Mësoni më shumë për IELTS për UKVI.

Tarifa është: 228 EUR

Kohëzgjatja: 2 orë e 45 minuta.

Formati: Testi ka katër seksione: Dëgjimi, Leximi, Shkrimi dhe të Folurit. Kur e rezervoni testin tuaj IELTS me British Council, testi do të zhvillohet në një qendër zyrtare testimi për IELTS të British Council.

Testi juaj i të folurit mund të ofrohet në të njëjtën ditë me seksionet e tjera të testit, ose deri në një javë para ose pas. Do të merrni një njoftim paraprakisht nëse testi juaj i të Folurit mbahet një ditë tjetër e jo në ditën kryesore të testimit.

Testi akademik IELTS Pjesa 1: Detyrat e dëgjimit

Kohëzgjatja: 30 minuta plus 10 minuta për të transferuar përgjigjet tuaja në listën e përgjigjeve.

Formati: Katër incizime audio në thekse të ndryshme. 

Ju do të shkruani përgjigjet tuaja duke përdorur: 

  • zgjedhje të shumëfishta
  • lidhjen e fjalëve
  • shënim në diagram
  • plotësim i fjalisë.

Do të dëgjoni katër incizime të folësve të gjuhës angleze dhe pastaj shkruani përgjigjet në një seri pyetjesh.

  • Incizimi 1 – një bisedë mes dy njerëzve e vendosur në një kontekst të përditshëm shoqëror.
  • Incizimi 2 – një monolog i vendosur në një kontekst të përditshëm shoqëror, p.sh. një fjalim për objektet lokale.
  • Incizimi 3 – një bisedë në mes të katër njerëzve e vendosur në një kontekst edukimi ose trajnimi, p.sh. një tutor i universitetit dhe një student që diskuton një detyrë.
  • Incizimi 4 – një monolog në një lëndë akademike, p.sh. një ligjëratë universitare.

Vlerësuesit do të kërkojnë dëshmi për aftësinë tuaj për të kuptuar idetë kryesore dhe informacionin e detajuar faktik, mendimet dhe qëndrimet e folësve, qëllimin e një fjale dhe dëshmi për aftësinë tuaj për të ndjekur zhvillimin e ideve.

Testi akademik IELTS Pjesa 2: Detyrat e leximit

Kohëzgjatja: 60 minuta

Formati:

  • Tri pasazhe të gjata për lexim me detyra (duke përfshirë diagrame, grafika ose ilustrime
  • Tekstet ndryshojnë nga ato përshkruese dhe faktike deri te ato digresive dhe analitike.

Seksioni i leximit përbëhet nga 40 pyetje, të dizajnuara për të testuar një gamë të gjerë të shkathtësive të leximit. Këto përfshijnë leximin sipërfaqësor, leximin për idetë kryesore, leximin për detaje, kuptimin e argumenteve logjike dhe njohjen e mendimeve, qëndrimeve dhe qëllimeve të autorëve.

Ky seksion përfshin tri tekste të gjata të cilat shkojnë nga informacioni faktik tek pjesët e diskutimit dhe analizës. Këto janë marrë nga libra, revista dhe gazeta. Ato janë përzgjedhur për një audiencë jo-specialiste, por janë të përshtatshme për njerëzit që hyjnë në kurse universitare ose kërkojnë regjistrim profesional.

Testi akademik IELTS Pjesa 3: Detyrat me shkrim

Kohëzgjatja: 60 minuta

Formati:

  • Një detyrë e shkruar për të përshkruar, shpjeguar ose përmbledhur tekstin ose diagramet (minimumi 150 fjalë)
  • Detyra për shkrim eseje (minimumi 250 fjalë).

Temat janë me interes të përgjithshëm dhe të përshtatshme për ata persona që kryejnë studime universitare dhe pasuniversitare ose kërkojnë regjistrimin profesional.  Janë dy detyra:

  • Detyra 1 – juve do të ju paraqitet një grafikë, tabelë ose diagram dhe ju kërkohet të përshkruani, përmblidhni ose shpjegoni informacionet me fjalë tuajat. Mund t'ju kërkohet të përshkruani dhe shpjegoni të dhënat, të përshkruani fazat e procesit, se si funksionon diçka ose përshkruani një objekt ose ngjarje.
  • Detyra 2 – do t'ju kërkohet të shkruani një ese në përgjigje të një pikëpamjeje, argumenti ose problemi. 

Përgjigjet në të dy detyrat duhet të jenë në stil formal.

Testi akademik IELTS Pjesa 4: Detyrat në të folur

Kohëzgjatja: 10 - 14 minuta

Formati:

  • Intervistë ballë për ballë me ekzaminuesin tuaj duke përfshirë pyetje të shkurtra rreth temave të njohura dhe duke folur në detaje rreth një teme.
  • Ju lusim të keni parasysh: në varësi të vendndodhjes së qendrës së testimit, mund t'ju kërkohet të rezervoni seksionin e të Folurit të testit tuaj për një ditë tjetër.

Pjesa e të folurit vlerëson përdorimin tuaj të anglishtes së folur. Secili test regjistrohet.

  • Pjesa 1 - ekzaminuesi do t'ju bëjë pyetje të përgjithshme rreth vetes dhe një sërë temash të njohura, të tilla si shtëpia, familja, puna, studimet dhe interesat. Kjo pjesë zgjatë nga katër deri në pesë minuta.
  • Pjesa 2 - do t'ju jepet një kartë e cila ju kërkon të flisni rreth një teme të përcaktuar. Ju do të keni një minutë për t'u përgatitur para se të flisni për deri në dy minuta. Pra, ekzaminuesi do të bëjë një ose dy pyetje në të njëjtën temë.
  • Pjesa 3 - do t'ju shtrohet pyetja lidhur me temën në Pjesën 2. Këto do t'ju japin mundësi për të diskutuar ide dhe çështje më abstrakte. Kjo pjesë e testit zgjatë ndërmjet katër dhe pesë minuta.

Hyni në testin tuaj IELTS Akademik

Suksesi fillon me IELTS. Nëse qëllimi juaj është të studioni në universitet ose të punoni në një vend ku flitet anglisht, atëherë IELTS Akademik është testi i duhur për ju.

Në British Council jemi të përkushtuar t'ju ofrojmë mbështetjen që ju nevojitet për t'ju mundësuar të punoni mirë në test. Kur rezervoni me ne, ju merrni Qasje pa pagesë pa kufi në kursin e minutës së fundit “Rruga drejt IELTS”. Kjo përfshin nëntë video që japin këshilla dhe mësime, 100 aktivitete interaktive dhe dy teste të ushtrimeve të IELTS akademik për secilën nga katër aftësitë.

Gjeni një datë testimi për IELTS Akademik 

Para se ta rezervoni testin tuaj, sigurohuni që të kontrolloni se për cilat teste keni nevojë me organizatat për të cilat po aplikoni.