IELTS General Training – dëshmoni aftësitë në gjuhën angleze për përdorim të përditshëm

IELTS General Training mat aftësitë tuaja në gjuhën angleze në kontekstin praktik të jetës së përditshme. Detyrat dhe testet pasqyrojnë situata në aspektin e punës dhe ato sociale.

Hyni në këtë test nëse dëshironi të:

  • trajnoheni apo studioni nën nivelin universitar
  • punoni ose të ndiqni trajnime në lidhje me punën në një vend ku flitet anglisht
  • emigroni në një vend ku flitet anglisht
  • gjeni punë më të mirë në vendin tuaj.

Nëse dëshironi të emigroni në Britaninë e Madhe, mësoni më shumë rreth IELTS për Vizat e BM-së dhe për emigracion (UKVI)

Tarifa është: 175 EUR

Kohëzgjatja: 2 orë e 45 minuta.

Formati: Testi ka katër seksione: Të Dëgjuarit, Të Lexuarit, Të Shkruarit dhe Të Folurit. Pasi rezervoni testin tuaj të IELTS me British Council, testi do të zhvillohet në një qendër zyrtare testimi për IELTS të British Council.

Testi juaj i Të Folurit mund të ofrohet në të njëjtën ditë me seksionet e tjera të testit, ose deri në një javë para ose pas testit. Do të merrni një njoftim paraprakisht nëse testi juaj i të Folurit do të zhvillohet një ditë tjetër e jo në ditën kryesore të testimit.

Testi IELTS General Training Pjesa 1: Ushtrimet e Të Dëgjuarit

Kohëzgjatja: 30 minuta +10 minuta për të transferuar përgjigjet tuaja në listën e përgjigjeve

Formati:  Katër regjistrime audio me theks të ndryshëm. Ju do të shkruani përgjigjet tuaja duke përdorur:

  • zgjedhje të shumëfishta
  • lidhja e fjalëve
  • shënim në diagram 
  • plotësim i fjalisë.

Do të dëgjoni katër audio të folësve të gjuhës angleze dhe pastaj shkruani përgjigjet në një seri pyetjesh.

  • Audio 1 – një bisedë mes dy njerëzve e vendosur në një kontekst të përditshëm shoqëror.
  • Audio 2 - një monolog i vendosur në një kontekst të përditshëm shoqëror, p.sh. një fjalim për objektet lokale.
  • Audio 3 – një bisedë mes katër njerëzve e vendosur në një kontekst edukimi ose trajnimi, p.sh. një mentor i universitetit dhe një student që diskuton një detyrë.
  • Audio 4 - një monolog në një lëndë akademike, p.sh. një ligjëratë universitare.

Vlerësuesit do të kërkojnë dëshmi për aftësinë tuaj për të kuptuar idetë kryesore dhe informacionin e detajuar faktik, mendimet dhe qëndrimet e folësve, qëllimin e një shprehjeje dhe dëshmi për aftësinë tuaj për të ndjekur zhvillimin e ideve.

Testi IELTS General Training Pjesa 2: Ushtrimet e Të Lexuarit

Kohëzgjatja: 60 minuta

Formati:

Tre tekste leximi me detyra:

  • Seksioni 1 - dy apo tre tekste të shkurtra reale
  • Seksioni 2 - dy tekste të shkurtra reale lidhur me punën
  • Seksioni 3 - një tekst më i gjatë për një temë të interesit të përgjithshëm

Seksioni i Të Lexuarit përbëhet nga 40 pyetje, të dizajnuara për të testuar një gamë të gjerë të aftësive në lexim. Këto përfshijnë leximin për idetë kryesore, leximin për detaje, lexim sipërfaqësor, kuptimin e argumenteve logjike dhe njohjen e mendimeve, qëndrimeve dhe qëllimeve të shkrimit.

Kjo përfshin ekstrakte nga libra, revista, gazeta, njoftime, reklama, manuale të kompanive dhe udhëzues. Këto janë materiale që mund të hasni në baza ditore në një mjedis anglishtfolës.

TestI IELTS General Training Pjesa 3: Ushtrimet e Të Shkruarit

Kohëzgjatja: 60 minuta

Formati:

  • Ushtrim për shkrim letre (minimumi 150 fjalë)
  • Ushtrim për shkrim të një eseje të shkurtër (minimumi 250 fjalë).

Temat janë të interesit të përgjithshëm. Janë dy ushtrime:

  • Ushtrimi 1 - do t'ju paraqitet një situatë dhe do të kërkohet nga ju të shkruani një letër që kërkon informacion ose shpjegon një situatë. Për nga stili letra mund të jetë personale, gjysmë-formale ose formale.
  • Ushtrimi 2 - do t'ju kërkohet të shkruani një ese në përgjigje të një pikëpamjeje, argumenti ose problemi. Eseja mund të jetë mjaft personale për nga stili.

TestI IELTS General Training Pjesa 4: Ushtrimet e Të Folurit

Kohëzgjatja: 10 - 15 minuta

Formati:

Intervista ballë për ballë.

  • Pyetje të shkurtra dhe të folurit gjerësisht rreth një teme të njohur.
  • Ju lutemi kini parasysh: Në varësi të vendndodhjes së qendrës së testimit, mund t'ju kërkohet të zhvilloni seksionin e të Folurit në një ditë tjetër.

Pjesa e Të Folurit vlerëson përdorimin tuaj të anglishtes së folur. Secili test regjistrohet.

  • Pjesa 1 - ekzaminuesi do t'ju bëjë pyetje të përgjithshme rreth vetes dhe një sërë temash të njohura, të tilla si shtëpia, familja, puna, studimet dhe interesat. Kjo pjesë zgjat nga katër deri në pesë minuta.
  • Pjesa 2 - do t'ju jepet një kartë e cila ju kërkon të flisni rreth një teme të caktuar. Ju do të keni një minutë për t'u përgatitur para se të flisni për deri në dy minuta. Pra, ekzaminuesi do të bëjë një ose dy pyetje për të njëjtën temë.
  • Pjesa 3 - do t'ju shtrohet pyetja lidhur me temën në Pjesën 2. Kjo do t'ju japë mundësi për të diskutuar ide dhe çështje më abstrakte. Kjo pjesë e testit zgjat ndërmjet katër dhe pesë minuta.

Nga Korriku i vitit 2020 disa nga qendrat tona të testit IELTS do të fillojnë të japin testin e Të Folurit online. Kjo do të thotë më shumë fleksibilitet dhe më shumë disponueshmëri të testeve të Të Folurit IELTS.

Ju do të jepni testin e Të Folurit me Video-Call në një qendër zyrtare të testit IELTS me të njëjtin standard të lartë të verifikimit të identitetit. Testi do të jetë saktësisht i njëjtë me testin e Të Folurit fizik për nga përmbajtja, rezultati, koha, niveli i vështirësisë, formati i pyetjes dhe rregullimet e sigurisë.

Realizuar nga një Ekzaminues i Të Folurit IELTS, ky test me Video-Call do të ruajë cilësinë ballë për ballë të testit të Të Folurit fizik.

  Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni qendrën tuaj lokale të testeve.

Rezervoni testin tuaj të IELTS General Training

Suksesi fillon me IELTS. Nëse qëllimi juaj është për të studiuar nën nivelin e universitetit ose për të emigruar në një vend ku flitet anglisht, atëherë do t'ju duhet të hyni në testin IELTS General Training.

Në British Council jemi të përkushtuar t'ju ofrojmë mbështetjen që ju nevojitet për t'ju mundësuar të dilni mirë në test. Kur rezervoni me ne, ju merrni qasje pa pagesë dhe pa limit në kursin e minutës së fundit “Rruga drejt IELTS”. Kjo përfshin nëntë video që japin këshilla dhe mësime, 100 aktivitete interaktive dhe dy teste të ushtrimeve të IELTS General Training për secilën nga katër aftësitë.

Gjeni një datë testimi për IELTS General Training

Para se ta rezervoni testin tuaj, sigurohuni që të kontrolloni se për cilat teste keni nevojë me organizatat për të cilat po aplikoni.