Prezantoni veten dhe punën tuaj para audiencës sonë.

Unë jam David Mastikosa, kompozitor dhe asistent i lartë në Akademinë e Arteve, Universiteti i Banja Llukës. Kam shkruar muzikë për 9 vjet, kryesisht artistike. E kaloj pjesën më të madhe të kohës duke luajtur klarinetë, kënduar dhe duke luajtur me vajzën time Aria. Shpesh ankohem se nuk po arrijë të kompozoj asgjë, dhe shpesh vet jam fajtor për këtë.

Ndonjëherë, me ndihmën e muzikës, hulumtoj kufijtë e lirisë së njeriut.

Pse vendosët të merreni me muzikë?

Deri më tani, nuk kam gjetur përgjigjen e duhur për këtë pyetje. Ajo që di me siguri është se muzika është mediumi me të cilin mund të shprehem më lehtë dhe të eksploroj shtresat më të thella të personalitetit tim. Ndiej se shkrimi i muzikës është nevoja ime dhe bashkë me të përjetoj gëzim, lumturi dhe trishtim.

Si mësuat për projektin Envision Sound dhe çfarë ju tërhoqi të aplikoni për të?

Unë pashë së pari njoftimin e British Council për programin Envision Sound në News Feed të llogarisë sime në Facebook, dhe më dukej goxha joreale, gjë që më bëri të dëshiroja të regjistrohesha. Disa ditë pasi pashë njoftimin, vendosa të plotësoj aplikacionin jashtëzakonisht të detajuar për këtë program, për të cilin mendoj që është shumë e rëndësishme të mbetet i tillë.

Më tërhoqën më shumë emrat e famshëm dhe kushtet fantastike që nuk i kisha hasur në programet që kisha vizituar në të gjithë botën. Përveç kësaj, mezi prisja të vizitoja përsëri Kievin e bukur.

Ju inkurajojmë të vizitoni kanalin youtube të Davidit dhe të njiheni me punën e tij:

Si ka ndikuar kjo përvojë në punën tuaj të mëtutjeshme?

Për mua, kjo është një përvojë e jashtëzakonshme, dhe jam veçanërisht me fat që isha unë një nga fituesit e këtij granti prestigjioz. Konkurrenca ishte shumë serioze në Kiev, kështu që kjo mirënjjohje do të thotë edhe më shumë për mua. Pjesëmarrja në Envision Sound 2020 ka hapur shumë dyer për mua, dhe kam bërë kontakte të panumërta. Ajo që është më e rëndësishmja për mua është se do të kem mundësinë të punoj në një film të ri me një profesoreshë e cila ligjëron në Royal College në Londër.

Çfarë do t'u rekomandonit të gjithë pjesëmarrësve të ardhshëm në këtë projekt dhe të ngjashëm?

Meqenëse unë ndjek aktivitetet e organizuara nga British Council, konsideroj një nder të jashtëzakonshëm të jem pjesë e një ekipi që punon për zhvillimin e artit përmes programeve të British Council, dhe të aplikojnë patjetër. Të gjitha kontaktet e mia me punonjësit e këtij institucioni deri më tani kanë qenë një profesionalizëm i lartë, gjë që është ndonjëherë shumë e rëndësishme.

Linke të jashtme