Prezantoni vetën dhe punën tuaj për audiencën tone.

Përshëndetje, unë jam Martin Danchev nga Shkupi dhe punoj si kompozitor dhe producent me fokus në reklama, dokumentar, filma të shkurtër, dhe muzikë ambientale. Kam diplomuar në solo këndim në Akademinë e Muzikës në Shkup. E kam studion në Shkup, dhe që 5 vjet jam artist i vetëpunësuar.

Përse ta tërhoqi vëmendjen projekti Envision Sound dhe përse vendose të aplikosh?

Gjithmonë kam pasur dëshirë të punoj në film artistik si kompozitor. Kisha thënë që muzika e filmit është qëllimi im i vërtetë, prandaj edhe nuk kam pasur asnjë mëdyshje kur dëgjova për programin Envision Sound. Në fjalinë e parë e kuptova që kjo është thirrje për kompozitor të rinj të filmit, pikërisht për mua!

Çfarë eksperience ishte pjesëmarrja në një projekt të tillë? Cilat janë përparësitë e pjesëmarrjes në këtë dhe projekte të ngjashme?

Unë kisha uruar që projekti Envision Sound ti “ndodhë” çdo kompozitori të ri që tregon interesim në shkrimin e muzikës për film. Ky është një projekt kompleks i organizuar nga Qendra Dovzhenko në Ukrainë dhe British Council në Ukrainë. Programi inkuadron kompozitor me përvojë të mëparshme profesionale në muzikë të dedikuar për TV apo film (të shkurtër, dokumentar, jo patjetër film të metrazhit të gjatë). Njohja e mirë e kompozimit, dhe teorisë së muzikës janë esenciale, që janë poashtu kyçe për incizimin dhe aranzhimin e muzikës.

Gjatë programit të këtij viti, pata shancin që të incizoj drejtpërdrejt muzikë orkestrale me Orkestrën Simfonike të Kievit, këto ishin disa fragmente që kisha shkruar më herët për një film pa zë Ukrainas. Paralelisht me këtë kemi pasur edhe punëtori me disa nga ekspertët më të mirë të filmit nga Europa, duke filluar nga disenjerët e zërit deri tek kompozitorët dhe drejtorët të cilët janë duke punuar nëpër filma bllokbaster, dhe projekte tjera filmike me buxhete të mëdha, me fjalë tjera njerëz me përvojë të mrekullueshme në fushën e tyre.

Përveq njohurisë që morra, përfitimi më i madh ishte mundësia e takimeve dhe bisedave me njerëz nga kjo industri, secili me përvojë e formim kulturor të ndryshëm, kjo ishte e pamatshme! Këtu poashtu hyjnë kontakte që mund të sjellin bashkëpunime të reja. Ky program është një ngjarje unike dhe mundësi e artë që shumë rrallë ofrohet nëpër Evropë ditëve të sodit.

Produkti final:

Së bashku me 17 kolegë nga vende të ndryshme të Evropës, Martini ka pasur mundësinë të merr këshilla nga disa prej njerëzve më të suksesshëm të kësaj fushe të artit.
Përveq ligjëratave, pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë të mësojnë në praktikë me disa nga ekspertët më të mirë të fushës së muzikës dhe filmit.
Martini është një nga disa pjesëmarrësit që ka fituar shpërblimin.

Çfarë ishte produkti final i pjesëmarrjes tënde në projektin e British Council Envision Sound?

Produkti im final ishte prezantimi i një fragmenti nga filmi “Kvartali Predimistia”, film arkivor Ukrainas nga viti 1929, për të cilin unë e shkrova muzikën. Pas kësaj këtë muzikë e incizuam me Orkestrën Simfonike të Kievit.

Gjatë programit kemi qenë të mentoruar dhe kemi pasur konsultime me kompozitor të ngritur e eminent, si Enrica Sciandrone- Profesoreshë në Royal College të Londrës, Alla Zagaykevych dhe Igor Stetsiuk, të dytë kompozitorë filmi nga Ukraina. Kjo qasje e kompozimit të muzikës mund të krahasohet me “stilin klasik" për shkak se muzika në të vërtetë përcjellë filmin (sikur në ‘Tomi dhe Xheri’). Duke përdorur këtë metodë, krijova muzikë empatike me qëllim të përshtatjes me tregimin, duke e plotësuar imazhin, mirëpo edhe duke zgjuar emocion nëpër skena, përderisa në të njejtën kohë përpiqet ti jep një dozë humori dramës familjare, e cila ndodhë në fragmentin e përzgjedhur të filmit.

Cilët janë hapat e tu të ardhshëm?

Si duket puna ime është vlerësuar nga organizatorët e programit dhe për kënaqësinë time më të madhe, unë isha fituesi në mesin e dhjetë kompozitorëve pjesëmarrës në program! Si hap të ardhshëm, kam vendosur të punoj në një film të plotë pa zë të metrazhit të gjatë i cili do të prezantohet në Festivalin Mute Nights në Odesa në Kijev, të Ukrainës, këtë verë.

Midis tjerash, momentalisht jam duke punuar në një bashkëpunim me një kitarist dhe vokalist spanjoll, kështu që besoj shumë shpejtë do të prezantohem si producent i një singlli pop, që është poashtu një përvojë e re për mua! Kam shumë plane, por nevojitet të punohet, kështu që ky njoftim mjafton për tash.

Për fund dëshiroj të shprehë falënderimin tim për British Council në Ukrainë dhe Qendrën Dovzhenko në Ukrainë për këtë mundësi dhe përkrahjen e plotë, dhe natyrisht juve për këtë intervistë.

Linke të jashtme