Koleksioni i British Council-it dhe LUX-it

WE ARE HERE është një seri prej pesë programesh filmike të përmbledhjeve dhe instalacioneve të artistëve kuruar nga Tendai John Mutambu për British Council-in dheLUX-in, agjenci ndërkombëtare e arteve që mbështet dhe promovon praktikat e imazheve lëvizëse të artistëve. WE ARE HERE hulumton se si artistët bashkëkohorë hulumtojnë tema si identiteti kombëtar, margjinaliteti dhe intimiteti përmes biografisë, dokumentarit, poezisë dhe trillimeve në film. Disa nga artistët më të shquar në ngritje e sipër dhe me përvojë në Mbretërinë e Bashkuar prishin narrativët e vjetër dhe inkurajojnë diskutime të reja globale.

Artistët përfshijnë fituesin e Turner Prize 2018 Charlotte Prodger, Noor Afshan Mirza & Brad Butler (të futur në listën e ngushtë për çmimin “Artes Mundi 6” në vitin 2014), Rachel Maclean (e ka përfaqësuar Skocinë në Bienalen e Arteve në Venedik, 2017) dhe veprat e krijuara rishtazi nga Lawrence Lek dhe Anne Tallentire.

RENDI I VJETËR BOTËROR/ RENDI I RI BOTËROR

Pyetje urgjente rreth përkatësisë dhe identitetit sillen në komunitetet dhe institucionet tona.

Temat: Identiteti evropian, identiteti kombëtar, historitë racore dhe kulturore, ndërkombëtarizmi, lokalizmi përballë globalizmit

Artistët: Callum Hill, Rosalind Nashashibi, Luke Fowler, Morgan Quaintance, Ayo Akingbade, Jeremy Deller, Onyeka Igwe, Rachel Maclean.

KËNGË NGA E KALUARA E HARRUAR

Këto vepra na kujtojnë se në mesin e rrënojave të projekteve historike të dështuara qëndron potenciali për vizion të së ardhmes.

Temat: Margjinaliteti dhe përfaqësimi i tij, komuniteti, tregimi i historive, ndërtimi i botës, ritregimi i historive në mënyrë kritike

Artistët: Ayo Akingbade, Duncan Campbell, Susan HillerJohn Akomfrah, Luke Fowler, Samson Kambalu, Rehana Zaman

INTIMITETET RADIKALE

Duke bazuar në lirinë e perspektivave ndër-brezore ky program eksploron jetën e jetuar jashtë normës dhe feston identitete, seksualitete dhe gjini të ndryshme.

Temat: Të qenit i çuditshëm, perspektivat feministe, gjinia jo normative dhe seksualiteti, performanca gjinore, dëshira, intimiteti

Artistët: Beatrice Gibson, Rehana Zaman, Stephen Sutcliffe, Kenny Macleod, Stuart Marshall, Katharine Meynell, Charlotte Prodger, Margaret Salmon, Gillian Wearing

EKOLOGJITË E SË ARDHMENS

Përmes përzierjes së mjeteve dokumentare (shkencore) mjeteve fiktive dhe poetike, këto vepra sjellin së bashku pikëpamje të mprehta për mjedisin tonë, tiparet urbane dhe qëndrueshmërinë.

Temat: Mjedisi, ekologjitë dhe kozmologjitë, ndryshimi klimaterik, Antropoceni, kolonizimi dhe industritë ekstraktuese, e ardhmja urbane dhe qëndrueshmëria

Artistët: Uriel Orlow, Louis Henderson, Charlotte Prodger, Ben Rivers, Gareth JonesLawrence LekBedwyr WilliamsJane and Louise WilsonElizabeth Price

HAPSIRA NDËRMJET

Këto vepra përfshijnë aftësinë e artit bashkëkohor për të përcjellë një varg pikëpamjesh artistike - përmes ndërmjetësimit të fotografisë, materialit arkivor dhe të zërit.

Temat: Përvoja kinematerike, filmi-si-material, vjetërsim, degradimi, kujtesa dhe arkivi, fraksion/fiksioni, përfaqësimi/abstraksioni, koha dhe lëvizja

Artistët: Ursula Mayer, Noor Afshan Mirza & Brad Butler, The Otolith Group, Naeem Mohaiemen, Duncan Campbell, Douglas GordonHaroon MirzaAnne TallentireThomson & Craighead