©

teamLab

Çfarë ndodh kur kombinon 520 kompjuterë, 470 projektorë dhe 100 persona që e përshkruajnë veten si ‘ultra teknologë’? Këtë teamLab-i vendosi ta zbulojë.

Që nga viti 2001, kolektivi japonez i artistëve – që përfshin artistë, arkitektë, matematikanë dhe më shumë – po shtyn kufijtë e artit me punimet e tyre digjitale tredimensionale, shpesh të përkohshme. Grupi ka mbajtur ekspozita shumë të njohura në mbarë botën, dhe instalacionet e tyre mbresëlënëse janë shpërndarë gjerësisht në media sociale. Kohë më parë ata ndërmorën një hap madhor duke e hapur muzeun tradicional Borderless (Pa kufij) në Tokio. Është institucioni i parë në botë që i dedikohet punimeve artistike digjitale dhe i pari në të cilin shpërndarja në internet merr rol qendror.

Borderless i teamLab-it, që u hap para pak kohësh në qarkun Odaiba në Tokio dhe që shtrihet në 10,000 metër katror, u krijua në bashkëpunim me Mori Building, një firmë menaxhimi pronash e njohur për mbështetjen ofruar arteve dhe sektorit kulturor në Japoni. Muzeu prezanton 50 punime të teamLab-it, të organizuara në pesë seksione: Bota pa kufij; Pylli i atletikës, Parku i së ardhmes; Pylli i llambave dhe Shtëpia e çajit. Çdo ekspozitë është ndërvepruese, i përgjigjet lëvizjeve të vizitorëve për të krijuar një shfaqje gjithnjë në ndryshim të dritave dhe ngjyrave. 

'Duam që vizitorët ta kuptojnë se si teknologjia digjitale mund ta zgjerojë konceptin e artit. Arti që ne krijojnë përbëhet nga arti dhe nga shikuesi, dhe ekzistenca dhe sjellja e shikuesit mund ta ndikojë artin.'

Ndër ekspozitat është edhe Pylli i luleve (Flower Forest: Lost, Immersed and Reborn), 2017, një dhomë e mbuluar në projeksione lulesh që  fishken kur preken ose qëndron mbi to, dhe të tjerat që rriten kur vizitorët qëndrojnë pa lëvizur. Pylli i llambave (Forest of Resonating Lamps), 2016, paraqet një sërë llambash të varura nga tavani, me secilën që ndryshon ngjyrë kur i afrohesh, ndërsa Universi (Multi Jumping Universe), 2018, u lejon vizitorëve të formojnë planete duke kërcyer lart e poshtë në një dhomë me temë hapësinore dhe me një dysheme kërcyese. Në qendër të këtyre punimeve është dëshira jo vetëm për ta kapërcyer hendekun në mes artit dhe audiencës, por edhe për ta filluar ‘një ndryshim në marrëdhëniet në mes shikuesit individual dhe turmës', thotë teamLab-i.

Forest of Resonating Lamps, 2016 ©

teamLab

Multi Jumping Universe, 2018 ©

teamLab

Crystal Universe, 2015 ©

teamLab

Duke e krijuar një mjedis në të cilin përfshirja njerëzore i stimulon punimet, kolektivi shpreson ta shndërrojë veprimin e ndarjes së hapësirës me një vizitor tjetër në një pjesë të fuqishme dhe të pandashme të përvojës së punimeve artistike'. Paradigma në artin tradicional ka qenë trajtimi i ekzistencës së shikuesve të tjerë si bezdi, por nëse efekti i pranisë së një personi tjetër në art është i bukur, është e mundur që vetë prania e atij personi të shihet si e bukur', shtojnë ata.

teamLab-i e ka krijuar Borderless për dashamirësit e artit të shekullit 21, duke e projektuar secilën ekspozitë me mundësi shpërndarjeje në Intagram. Ekspozitat që shfaqin punime arti shumë të përshtatshme 'për postim në Instagram' si 'dhomat e pasqyrës pa kufi' e Yayoi Kusama kanë mbledhur turma njerëzish nëpër botë, duke e dëshmuar dëshirën globale në rritje për këtë art pjesëmarrës dhe fotogjenik. 

Për teamLab-in, fokusi i 'mundësisë së ndarjes' mbështetet nga një besim i fuqishëm në fuqinë bashkuese të uebit. Është temë që është e adresuar në Crystal Universe, 2015, një labirint kaleidoskopik i dritave LED të varura që ndryshojnë kur vizitorët sillen përreth, duke krijuar atë që artistët e përshkruajnë si 'trup skulpturor'. Kyç për punimin është një aplikacion telefoni i mençur që u lejon përdoruesve ta formësojnë mjedisin ku qëndrojnë. 'Kur e kontrollon aplikacionin,  punimi i artit reagon, duke i ndihmuar vizitorët ta krijojnë një skenë të papërsëritshme,' thotë teamLab-i. 'Lidhja e internetit është ajo që e bën të mundur këtë punim arti.'

Duke e bërë vizitorin pjesë integrale të muzeut të parë botëror të artit digjital, teamLab-i po dëshmon se si teknologjia dhe arti mund të punojnë bashkë për t’i sjellë njerëzit më afër njëri-tjetrit. 'Shpresojmë që kjo ekspozitë t’i inkurajojë njerëzit të reflektojnë edhe për marrëdhënien mes njerëzve dhe natyrës si dhe dhe marrëdhënien e tyre me botën', thonë ata. Përtej kësaj, Borderless po ashtu ofron një mënyrë alternative të lidhjes sonë dhe ndërveprimit me hapësirat kulturore në të ardhmen dhe eksploron rolin që do të luajnë teknologjia dhe interneti në këtë transformim.

Linke të jashtme