©

Nicole Harrington

Shpikja e internetit në vitin 1989, i ka transformuar industritë kreative, duke hapur mënyra të reja - dhe falas - për të krijuar, prodhuar dhe edituar fotografitë dhe zërin.

Kompanitë kryesore të programeve kompjuterike siç është Adobe kanë lëshuar versione falas të programeve të tyre me pagesë paguar, të cilat mund të sigurojnë mënyrë miqësore për përdoruesin që ai të njihet me faqosjet profesionale, ndërsa ekziston numër i madh mjetesh të pavarura me veçoritë e tyre unike.

Një nga zhvillimet më revolucionare ka qenë ardhja e softuerit me burim të hapur (OSS), i cili është licencë e dhënë nga mbajtësi i së drejtës së autorit të softuerit që ua mundëson përdoruesve të përmirësojnë, modifikojnë, shpërndajnë dhe shtojnë kodin burimor të ndonjë programi për çfarëdo qëllimi. Shumica e programeve me burim të hapur janë falas, dhe disa kanë krijuar mundësi për t’iu bërë konkurrencë alternativave tjera me pagesë.

Sot, ekziston gamë e gjerë e programeve falas për dizajnim dhe krijimtari më shumë se kurrë më parë, dhe zgjedhja e tyre mund të jetë shumë e madhe. Kemi përzgjedhur disa nga mjetet dhe burimet më inovative dhe të dobishme për dizajnim, ilustrim, bërje të muzikës, shkrim dhe të tjera – të gjitha pa pagesë.

 

Idetë dhe rrjedha e punës

 

Mindmup është mjet i lehtë për t’u përdorur për marrjen e ideve nga njerëz të ndryshëm dhe krijimin e hartave të mendjes, i cili mund të blihet dhe shpërndahet online. Nëse keni nevojë të inspiroheni për kreativitet, mos kërkoni më shumë se Brainsparker, i cili gjeneron fjalë dhe fraza për të frymëzuar ide të reja, pasuruar shkrimet kreative dhe nxitur inovacionin.

Shkrimi kreativ

Ky bollëk i aplikacioneve dhe programeve falas mund t’ju ndihmojë t’i shkruani idetë e juaja shpejtë dhe me efikasitet. HaikuJAMështë aplikacion shkrimi bashkëpunues që ua mundëson përdoruesve në të gjithë botën të punojnë së bashku në poezi të shkurtra. Wattpadështë shtëpi e një komuniteti botëror të lexuesve dhe shkrimtarëve që ndajnë histori me njëri-tjetrin, si në celular ashtu edhe në kompjuter.

 

Hidhjani një vështrim edhe: Zoho WriterEvernote.

Editimi i fotografisë

Pavarësisht a jeni fotograf i natyrës ose thjeshtë keni dëshirë të shkrepni fotografi me telefonin tuaj, ekzistojnë platforma të panumërta falas që mund të ju ndihmojnë të krijoni dhe përmirësoni fotografitë e juaja. Më i njohuri ështëGIMP (GNU program i manipulimit të fotografive), program me burim të hapur që ju mundëson të korrigjoni dhe editoni fotografitë duke përdorur një koleksion filtrash, shtresash dhe furçash.

Për qasje të menjëhershme, provoni Pixlr Editor, i ciki ka faqosje të përdorimit të lehtë në internet nga kompjuterët dhe tabletët. Photoshop Expressështë mundësi e shkëlqyer për përdoruesit që duan të njihen me platformën Adobe pa pasur nevojë të bëjnë shpenzime. Është në dispozicion përmes shfletuesve të internetit dhe në Android, Windows dhe Apple iOS.

 

Hidhjani një vështrim edhe: Paint.NETPhotoScapeUltimate Paint.

Editimi i videos

Regjisorët kanë një mori programesh falas për editimin e videove. Lightwork ka letrat kredenciale të Hollivudit, pasi qëështë përdorur për të edituar filmat siç janëThe Wolf of Wall Street, Pulp Fiction and The King’s Speech. Versioni falas vjen me karakteristikat që ju ndihmojnë të ndani, përsosni dhe përmirësoni videot tuaja. Një tjetër program kryesor ështëDaVinci Resolve; versionit të tij pa pagesë mund t’i mungojnë disa nga tiparet më të hollësishme, por vijnë me korrigjimin e ngjyrave dhe me mjetet audio të lehta për të u përdorur.

Ka shumë aplikacione në dispozicion për editim gjatë lëvizjes. VivaVideo ua mundëson përdoruesve me pajisjet Androit dhe Apple që të krijojnë montazhet e tyre dhe t’i plotësojnë ato me efekte të ndryshme, ndërsa iMovie i Apple është një nga përdoruesit me miqësorë, që mundëson editime të shpejta e të lehta.

Hidhjani një vështrim edhe: HitFilm ExpressVideoPadVSDC Free Video Editor. 

 

©

Howard Lawrence B

©

Feliphe Schiarolli

Grafika, ilustrimi dhe dizajni

Nëse dëshironi të zhvilloni grafikët ose ilustrimet tuaja, ka shumë mundësi të mira falas në dispozicion që i gjeni në internet. Inkscapeështë program grafikësh me burim të hapur që vjen me manual të gjerë mjetesh dhe funksionon në Windows, Mac dhe Linux. Duke qenë program për editimin e fotografive, GIMP mund të përdoret edhe për të krijuar grafika dhe vepra arti të ilustruara. Krita përmban mësime për animacion dhe prinë për përzgjedhjen e mjeteve dhe modeleve, gjë që e bën atë zgjedhje të shkëlqyeshme për ata që aspirojnë të bëhen animatorë.

Për vizatimin me laps, AutodeskSketchbook mund të përdoret në kompjuter dhe tabletë dhe përmban një listë gjithëpërfshirëse të furçave të personalizueshme dhe funksione të përdorimit të lehtë të funksioneve të përzierjes dhe shtresimit.

Nëse po bëni revistën tuaj, Scribus konsiderohet zgjedhja më e mirë falas për InDesign të Adobe, me veçori të specializuara përfshirë një mjet për zgjedhje të shkrimit.

Nëse dizajni 3D është ajo me cfarë doni të merreni, Blender ofron një mori mjetesh të mrekullueshme që mund t’ju ndihmojnë të bëni render shumëdimensional, apo edhe video lojën tuaj.

Hidhjani një vështrim edhe: Gravit DesignerEasel.lyVectr

Editimi i muzikës

Interneti ka një mori burimesh dhe softueresh falas për t’i ndihmuar adhuruesit e muzikës që të krijojnë këngët me cilësi profesionale…

Audacity përmban efete të tilla si rritja e basit dhe mjetin që lejon të hiqni zhurmën e sfondit, dhe do të ruaj punën tuaj nëse bllokohet. GarageBand, studio kryesore e prodhimit muzikor e Apple, ua mundëson përdoruesve të krijojnë këngë nga e para duke përdorur mijëra efekte muzikore, mekanike bile dhe zëra të kafshëve.

Hidhjani një vështrim edhe: Acoustica BasicWavepadSoundation.

Programet qe kemi përzgjedhur janë vetëm maja e ajsbergut, dhe ka shumë mundësi të tjera në internet, të përshtatura për interesa dhe nevoja specifike. Nëse keni nevojë për t’ju ndihmuar se si përdoren ndonjëra nga programet e përmendura, ose dëshironi të fitoni aftësi të reja, burim i mrekullueshëm për të mësuar është YouTube, e cila ju ofron mësime dhe recensione sa herë që kreativiteti godet.

Linke të jashtme