Për më shumë se 80 vjet, British Council punon për të ndërtuar themel për njohje miqësore dhe mirëkuptim mes banorëve të MB dhe atyre të vendeve tjera të botës. Përmes punës tonë në artet pamore, vazhdojmë të gjejmë mënyra të reja të lidhjes dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, mbështesim veprimtaritë e reja dhe krijimtarinë e inovacionin e artistëve vizualë duke i ndihmuar ata që të ndërtojnë shkathtësi që rrisin mundësitë për fitim dhe ndërmarrësi në sektorin e kulturës. Përmes kësaj po zgjerojmë kufijtë e hapësirave të sigurta për shkëmbim kreativ duke kontribuar kështu në hulumtime dhe politika kulturore.

Për më shumë se 80 vjet, British Council punon për të ndërtuar themel për njohje miqësore dhe mirëkuptim mes banorëve të Mbretërisë së Bashkuar dhe atyre të vendeve të tjera të botës. Aktualisht veprojmë në mbi 110 vende në mbarë botën, dhe puna jonë në fushën e arteve pamore bëhet më e gjerë nga viti në vit. Në të njëjtën kohë, na rriten edhe ambiciet dhe do të përpiqemi që në të ardhmen ta dyfishojmë shkallën e aktiviteteve ndërkombëtare të sektorit kulturor britanik përmes rritjes së numrit të lidhjeve kulturore midis Britanisë së Madhe dhe pjesës tjetër të botës.

Përmes punës sonë në artet pamore e lidhim këtë sektor në Mbretërinë e Bashkuar me artistë dhe institucione vizualë në mbarë botën, duke u përqendruar kryesisht në krijimin dhe mbështetjen e projekteve të artit bashkëkohor në vendet në zhvillim. Aktivitetet tona kryesore përfshijnë ekspozita, punëtori, vizita studimore profesionale dhe ofrimin e njohurive dhe këshillave të pakrahasueshme për logjistikën e bashkëpunimit ndërkombëtar mes muzeve dhe të gjithë sektorit të arteve pamore. Burimet kryesore të departamentit tonë të Arteve Pamore përfshijnë Koleksionin e British Council, bibliotekën profesionale me pasuri të madhe botimesh për lëvizjet e artit britanik të Shekullit 20 - 21, Pavijonin Britanik në Venedik, si dhe ekipin e ekspertëve profesionistë për artet pamore i cili jo vetëm që organizon ekspozita për rrjetin tonë global, por edhe ofron këshilla dhe vlerësim për institucione ndërkombëtare dhe individë që kërkojnë të punojnë në Britaninë e Madhe.

Projekti ynë i fundit -  Ekologjitë e së ardhmes - është pjesë e programit JEMI KËTU, seritë prej pesë përmbledhjeve të filmave dhe instalacioneve artistike. Kurator i këtij programi është Tendai John Mutambu, i cili ka qenë redaktor i  JEMI KËTU për British Council-in dhe LUX-in, agjenci ndërkombëtare arti që mbështet dhe promovon trajtimin artistik të imazheve lëvizëse. JEMI KËTU shtjellon se si artistët vizualë bashkëkohorë përmes filmit - duke përdorur materiale biografike dhe dokumentare, poezi dhe prozë - trajtojnë tema të tilla si identiteti kombëtar, margjinaliteti dhe intimiteti. Duke kombinuar fantazinë dokumentare, (shkencore) dhe mënyrë poetike, këto vepra ndërthurin pikëpamjet depërtuese të mjedisit tonë, të ardhmen urbane dhe qëndrueshmërinë.

Temat: ambienti, ekologjitë dhe kozmologjitë, ndryshimi klimaterik, antropoceni, kolonizimi dhe industritë ekstraktuese, e ardhmja urbane dhe qëndrueshmëria.

Artistët: Uriel Orlow, Louis Henderson, Charlotte Prodger, Ben Rivers, Gareth Jones, Lawrence Lek, Bedwyr Williams, Jane and Louise Wilson, Elizabeth Price.