KONFERENCA SHËNUESE | BUDVA

Qëllimet kryesore dhe idetë prapa projektit janë prezantuar gjatë konferencës një-ditore në Budva, që zyrtarisht ka shënuar fillimin e Qyteteve Digjitale. 

Në konferencë pjesëmarrësit u ballafaquan ndaj eksperiencave dhe praktikave më të mira nga Mbretëria e Bashkuar. John Newbigin, Menaxher i Përgjithshëm i 'Creative England' dhe një nga pionierët e industrisë kreative, ka mbajtur një ligjëratë shumë interesante dhe shumë të parashikuar rreth gjendjes aktuale të industrive digjitale. Ja pse kemi bashkuar forcat për ta kryer këtë më shpejt dhe më mirë!

DIALOGU POLITIK MIDIS MBRETËRISË SË BASHKUAR DHE BALLKANIT PERËNDIMOR

Në event-in që u mbajt në Londër në 29-30 Janar 2017, delegatë nga përfaqësi të larta të Ballkanit Perëndimor u takuan me përfaqësues të 11 qyteteve nga Mbretëria e Bashkuar, në mënyrë për të lidhur dhe ndarë eksperiencën e tyre në zhvillimin e politikave të industrisë digjitale. 

Eventi përfshin një numër të rëndësishëm prezantimesh dhe pika kryesore nga përfaqësues qeverie nga Mbretëria e Bashkuar, qytete dhe kërkues, duke përfshirë ata nga Chief Digital Officer  për Londrën, DCMS, NESTA, Creative England dhe City University, Londër, gjithashtu edhe një përmbledhje e risive në industrinë digjitale në Manchester, Nottingham dhe Newcastle.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë disa nga partneritetet publike e private në Londër, duke përfshirë Biblotekën Britanike dhe bizneset e saj, IP Centre dhe Youtube Space London. Si pjesë e programit, ata mundën të përjetonin disa nga risitë digjitale udhëheqëse në industritë kreative, duke përfshirë realitetin virtual, ne event-in e mbajtur nga Grupi Parlamentar të Revolucionit të katërt Digjital dhe Creative England - i hapur nga Rt Hon Matt Hancock, sekretari i shtetit për departamentin digjital, kulturën, median dhe sportin.

Pjesëmarrësit nga Ballkani Perëndimor patën mundësinë të shikojnë çfarë bëjnë kolegët e tyre nga Mbretëria e Bashkuar dhe si përballen me problemet e zakonshme. Event-i rezultoi në ndarjen e politikave, rrjetëzimin, shkëmbimin dhe zhvillimin e kapacitetit. 

Linke të jashtme