Mësoni më shumë për mënyrën se si funksionon industria digjitale në Mbretërinë e Bashkuar

Manchester dhe Bristol janë dy qytete të njohura për industritë e tyre krijuese dhe digjitale, prandaj i zgjodhëm si destinacione të projektit tonë. 

Gjatë vizitës, pjesëmarrësit vizituan disa qendra krijuese dhe digjitale me qëllim shikimin e qasjeve të ndryshme në biznes.  Ata gjithashtu morrën pjesë në "Be More Manchester", një ngjarje promovuese e industrisë krijuese dhe digjitale me diskutime të një profili të lartë dhe mundësi të rrjetëzimit.

Emma Cheshire, CEO e DotForge - kompani udhëheqëse e zhvillimit të sipërmarrjeve teknologjike - ofroi një nga disa workshop-et zhvilluese, të cilat janë të hartuara për të rritur kapacitetin e pjesëmarrësve në program. 

Gjatë vizitës, u organizuan takime ndërmjet pjesëmarrësve të Ballkanit Perëndimor dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat punojnë për industrinë digjitale. Këto takime nxitën marrëdhëniet dhe ofruan mundësi për të zhvilluar partneritete të reja dhe projekte bashkëpunuese.

Linke të jashtme