Çfarë është Gara e studentëve Sfida Covid-19?
Gara e studentëve Sfida Covid-19 është një sfidë e studentëve dedikuar propozim-hartimit të politikave që synojnë të zgjidhin sfidat më problematike të sotme.
Pse duhet të marrin pjesë studentët në këtë garë?
- mundësi për të përfituar kurse online. Fituesit e vendit të parë do të marrin një kupon prej 1,500GBP për kurse në universitetet në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa fituesit e vendit të dytë do të marrin kupon prej 1.000 GBP
- propozimi juaj do të botohet në koleksionin online të Këshillit Britanik bashkë me përmbledhjet e politikave të të gjithë finalistëve
- krijimi i një rrjeti kontaktesh me studentë të tjerë me profile të ndryshme akademike
- zhvillimi i mendimit kritik, shkathtësive të zgjidhjes së problemeve si dhe komunikimit.
Cilat janë kërkesat e sfidave?
Kërkesat e sfidave përfshijnë tematika të fushave të ndryshme midis të cilave pjesëmarrësit do të duhet të zgjidhin problemin specifik në nivel lokal ose kombëtar, ose në universitete dhe spitale, dhe te provojnë ta zgjidhin atë me anë të propozim-politikave të tyre. Kërkesat për këtë sfidë janë si më poshtë:
Finalistët e zgjedhur për Finalen e Madhe të Konkursit Sfida e Studentëve
Pas procesit të plotë të përzgjedhjes të kryer nga juria jonë, pesëmbëdhjetë propozime të politikave të studentëve kanë arritur në finalen e Konkursit Sfida e Studentëve.
Duke përdorur dhe promovuar shkencën dhe provat shkencore, studentët në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor zhvilluan politika që kontribuan në qëndrueshmërinë e shteteve të tyre, komuniteteve dhe bashkëqytetarëve të tyre, ndaj efekteve të dëmshme të shkaktuara nga pandemia e COVID-19.
Detyra e studentëve ishte të zgjidhnin problemin specifik në nivel lokal ose kombëtar, ose në universitete dhe spitale, dhe të përpiqeshin ta zgjidhnin atë përmes politikës së tyre, në dy fusha tematike - forcimi i drejtësisë sociale dhe mbrojtja e më të prekshmit; dhe të ndërtonin qëndrueshmëri ndaj ndryshimeve klimatike.
Probleme sfiduese - zgjidhje krijuese
Studentë dhe të diplomuar nga fusha të ndryshme të shkencës si, drejtësi, ekonomi, biznes, arsim, gjuhë, psikologji dhe mjekësi, bënë çmos për të adresuar sfidat e shkaktuara nga pandemia e COVID-19 duke propozuar veprime dhe masa specifike që mund të zbatohen për ta kaluar këtë situatë..
Propozimet e tyre të politikave japin kontribut në mjedis, shëndetësi, arsim, barazi gjinore, ekonomi për mbrojtjen e mjedisit, pakicat kombëtare dhe në të njëjtën kohë nxisin solidaritetin dhe ofrojnë mjete që do të ishin të dobishme në kapërcimin e pandemisë së COVID-19.
Finalistët do të paraqesin politikat e tyre në ngjarjet përfundimtare që do të organizohen në internet në Mal të Zi - 28 Janar, Shqipëri - 2 Shkurt, Serbi - më 4 Shkurt dhe Maqedonia e Veriut - 9 Shkurt.
Fituesit e vendit të parë do të marrin një kupon prej 1,500 GBP për ti përdorur për kurse në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar, kurse fituesit e vendit të dytë do të marrin një kupon me vlerë 1000 GBP. Përveç kësaj, propozimet do të publikohen në koleksionin online të Këshillit Britanik ku gjenden të gjitha udhëzimet e politikave të finalistëve.
Bashkohuni me ne në Finalen e Madhe dhe zbuloni fuqinë e shkencës dhe zgjidhjet inovative.
Për të mësuar më shumë rreth Finales së Madhe në Shqipëri klikoni këtu.